LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët britanikë thonë se janë në prag të gjetjes së vaksinës kundër coronavirusit

Shkencëtarët britanikë thonë se janë në prag të gjetjes së vaksinës kundër coronavirusit

Shkencëtarët në Londër janë afër zhvillimit të një vaksine për llojin e coronavirusit Covid-19, thanë ata.

Rezultatet tashmë janë përfunduar me sukses në minj dhe mund të jenë gati për testet njerëzore deri në qershor, shkruan Metro.co.uk. Eksperimentet janë duke u udhëhequr në Imperial College London nga doktor Robin Shattock, transmeton Telegrafi.


Ata kanë bërë thirrje për më shumë fonde dhe thanë se një vaksinë mund të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm.

Studiuesi i lartë Dr Paul McKay i tha Daily Express: “Unë kam marrë rezultate nga një muaj pasi injektova vaksinë në minj dhe vaksina funksionon vërtet, vërtet mirë”.

Ekipi aktualisht po punon me shkencëtarë në Paris për të përcaktuar efektivitetin e vaksinës tek majmunët.

Dr McKay tha që ata kanë aplikuar për fonde të mëtejshme nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore në mënyrë që të kryejnë provat klinike njerëzore.

Ai vazhdoi: “Nëse marrim fondin për provat klinike njerëzore, do t’ia vendosim njerëzve deri në qershor”.

“Nëse shkencëtarët britanikë këtu krijojnë një vaksinë do të ishte mirë sikur Qeveria t’i mbështeste ata”, tha McKay.

Nëse provat njerëzore do të jenë të suksesshme, ekipi thotë se ata kanë shpresë se vaksina do të jetë e disponueshme për pacientët brenda një viti.

Zhvillimet vijnë pasi Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të ndalojë tubime të mëdha publike që të ndalin pandeminë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori