LAJMI I FUNDIT:

Pas vendosjes në karantinë, kryetari i Klinës njofton qytetarët për masat shtesë

Pas vendosjes në karantinë, kryetari i Klinës njofton qytetarët për masat shtesë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka lutur të gjithë qytetarët që  të respektojnë vendimin e Qeverisë, që Klina të vendoset në karantinë si pasojë e coronavirusit.

Elezaj, po ashtu ka  thënë se të gjithë personat që kanë pasur kontakte direkt apo indirekt me të infektuarit me COVID-19, të vet izolohen dhe të përcjellin gjendjen e tyre shëndetësore, në rast të paraqitjes së shenjave infektuese të kontaktojnë numrat emergjent, transmeton Telegrafi.

Janë mbyllur kufijtë tokësorë, në Kosovë mund të hyjnë vetëm shtetasit e saj
Lexo po ashtu Janë mbyllur kufijtë tokësorë, në Kosovë mund të hyjnë vetëm shtetasit e saj


Ai gjithashtu ka njoftuar qytetarët për masat e ndërmarra.

Njoftimi i plotë:

SI PASOJË E VIRUSIT COVID-19, KLINA VENDOSET NË KARANTINË

Pas konfirmimit nga Ministria e Shëndetësisë të një rasti me virusin COVID-19, të një shtetase italiane me qëndrim të përkohshëm në Klinë, sonte kam thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Shtabit të Emergjencës, ku kemi diskutuar masat që duhet të ndërmarrim për parandalimin e përhapjes së virusit.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Klina të hyjë në karantinë, njëkohësisht ka marrë dhe këto masa shtesë:

1. Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Klinës;

2. Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Vitisë;

3. Ndërpritet me efekt të menjëhershëm transporti ndër-urban në Republikën e Kosovës, si dhe transporti i organizuar ndërkombëtar;

4. Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vet izolohen për 14 ditë;

5. Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova;

6. Mbyllen kafeteritë, baret, pabet dhe restorantet, qendrat tregtare me përjashtim të farmacive dhe marketeve ushqimore;

7. Pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive;

8. Mbyllen tregjet e kafshëve dhe tregjet e automjeteve;

9. Reduktohen në veprimet esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë;

10. Urdhërohen kompanitë private që t’a organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia;

Të gjithë personat që kanë pasur kontakte direkt apo indirekt me të infektuarit me COVID-19, të vet izolohen dhe të përcjellin gjendjen e tyre shëndetësore, në rast të paraqitjes së shenjave infektuese të kontaktojnë numrat e poshtëshënuar:

Numrin emergjent për ata që dyshojnë se janë të infektuar me korona virus:
038 200 80 800

Ndërsa nga Komuna e Klinës të kontaktohen këta numra:
039 471-791 QKMF Klinë;
194 Policia e Kosovës;
049 79 79 29 Hekuran Sejdiu – person kontaktues.

Apeloj tek të gjithë qytetarët që t’u shmangen ambienteve të frekuentuara me njerëz dhe t’u përmbahen të gjitha masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimet e dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ta rrisim kujdesin që të mbrojmë veten dhe të tjerët.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë konfirmuar dy raste me coronavirus, një  20-vjeçare, shtetase e Italisë në Klinë dhe një  77 vjeçar në Viti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori