LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjilanit merr masa për parandalimin e infektimit me coronavirus

Komuna e Gjilanit merr masa për parandalimin e infektimit me coronavirus

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Selami Xhemajli ka bërë të ditur se edhe Komuna e Gjilanit ka filluar të marrë masat e nevojshme për të evituar përhapjen dhe rrezikon nga coronavirusi (COVID-19).

Komisioni Emergjent i Gjilan, kryesues i të cilit është vet Xhemjli kanë prezantuar një raport në lidhje me veprimet që duhet të merren për të rritur sigurinë shëndetësore në Komunën e Gjilanit.

“Edhe Komuna e Gjilanit, respektivisht Komisioni Emergjent i Gjilanit, është duke ndërmarrë masat e nevojshme për të evituar përhapjen dhe rrezikun nga koronavirusi (COVID-19). Sot në cilësinë e kryesuesit të këtij komisioni, prezantova një raport të masave dhe veprimeve të ndërmara për të rritur sigurinë shëndetësore në Komunën e Gjilanit”, shkruan Xhemajli.


Ata gjithashtu kanë marrë një numër të madh të masave parandaluese.

“Deri tani kemi bërë dezinfektimin e objekteve të ndryshme publike, siç janë administrata komunale, biblioteka, stacioni i autobusëve dhe qendra e mjekësisë familjare në lagjen Dardania. Ndërsa kemi filluar me dezinfektimin e objektit të Stadiumit, Stacionit Policor, Palestrës Sportive, si dhe ditëve të ardhshme do të bëhet edhe dezinfektimi i të gjitha objekteve publike. Po ashtu, në koordinim me Kryetarin Lutfi Haziri, kemi vendosur për mbylljen e Tregut të Kafshëve për afat të pacaktuar, largimin e të gjithë shitësve të pemëve dhe perimeve nga hapësira publike, ndalimin e shitjes së ushqimeve në hapësirat publike, lirimin e njërit prindi nga puna (nëse punojnë dy prej tyre), si dhe lirimin nga puna të shërbyesve civilë që kanë probleme shëndetësore”, shkruan ai.

Po ashtu, ai njoftoi se bashkë me inspektorët komunal do të jenë në monitorim të vazhdueshëm për të respektuar vendimet e marra.

“Bashkë me Inspeksionin Komunal do të jemi në monitorim të vazhdueshëm për të siguruar respektimin e vendimeve. Shkelja e tyre, do të pasojë me masa ligjore. JO panik, por kujdes i madh!”, shkruan Xhemajli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori