Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar për ndërprerjen e fondeve për Kosovën, derisa qeveria e vendit ta heqë plotësisht dhe pa kushte tarifën ndaj mallrave nga Serbia.
Përmes një komunikate MCC tregon gjendjen e programeve të saj për zhvillim ekonomik në Kosovë.
“Pozicioni i Shteteve të Bashkuara lidhur me tarifat e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia është i qartë. Heqja e këtyre tarifave do të përmirësojë ekonominë e Kosovës dhe do të ndihmojë në uljen e varfërisë përmes rritjes ekonomike. Derisa të zgjidhet çështja e tarifave të Kosovës, MCC do të ndalojë zbatimin e programit të pragut dhe zhvillimin e programit të propozuar kompakt në Kosovë, thuhet në komunikatë.
Sipas tyre, vendimi për të vazhduar me programet MCC varet nga veprimet e Qeverisë së Kosovës.
“MCC shpreson se Qeveria e Kosovës do të vendosë të zgjidhë këtë çështje të tarifës sa më parë, në mënyrë që të vazhdojnë programet. Sapo të arrihet një zgjidhje, MCC do të vazhdojë operacionet e saj”, thuhet në fund.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të vazhdojë të mbetet në fuqi deri sa të merret një vendim i ri nga Qeveria, saktësisht nga koalicioni qeverisës.
Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Komisionit të posaçëm për parandalimin e coronavirusit në pyetjet e gazetarëve lidhur me taksën tha se në mungesë të një vendimi, gjithçka vazhdon, pra mbetet taksa 100 për qind.
“Në mungesë të një vendimi të qeverisë që do të vinte nga propozimi, gjithçka vazhdon sikur ka qenë deri më tash, pra ngelet taksa 100 për qind… Unë besoj që më së miri do të ishte që ta kishim zbutur këtë situatë, me një gjest të vullnetit të mirë të bërë vendim qeveritar, për ta hequr taksën në lëndën e parë që iu nevojitet prodhuesve tanë, por jemi këtu ku jemi, dhe përderisa nuk kemi një konsensus për një vendim të ri, ngelet ai i vjetri”, u shpreh kryeministri i vendit.
Sipas tij, sapo të ketë një pajtim me LDK-në për tarifën, atëherë Qeveria do të merr vendim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'