Irani ka zgjeruar me shpejtësi një varrezë të madhe në Qom, që është zona më e goditur nga shpërthimi i coronavirusit.
Vendi ka raportuar të paktën 10.075 raste të konfirmuara të coronavirusit dhe 429 vdekje, shteti i tretë me më së shumti vdekje dhe të infektuar pas Kinës dhe Italisë, shkruan CNN.
Imazhet satelitore të nxjerra nga Maxar Technologies, duket se tregojnë një rritje të aktivitetit brenda varrezave Behesht-e Masoumeh në Qom.
Sipas traditës islame, trupat supozohet të varrosen shpejt pas vdekjes. Por drejtori i morgut të Behesht-e Masoumeh Ali Ramezani tha për TV-në shtetëror iranian në fillim të këtij muaji se varrosjet po vonoheshin pasi testimi për virusin kërkon kohë.
Dhe ndërsa kufomat tradicionale lahen me sapun dhe ujë para varrosjes në Iran, dy punonjës të mjekësisë në Qom i thanë CNN se në disa raste masat paraprake në lidhje me shpërthimin po e pengojnë personelin të respektojë udhëzimet tradicionale islamike për varrosje.
Viti i Ri Persian, ose Nowruz, është të premten, më 20 mars. Shumë familje iraniane vizitojnë varrezat para fundit të vitit Persian, si pjesë e traditës.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei ka hequr fjalimin e tij vjetor për Nowruz, njoftoi të hënën agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Khamenei nuk do të udhëtojë në qytetin e Mashhadit, vendin e faltores së Imam Reza, ku zakonisht mbahet fjalimi.
Irani ndërmori masa drastike javën e kaluar për të ndaluar përhapjen e virusit. Qeveria ndaloi lutjet e së Premtes në qendrat e të gjitha provincave në të gjithë vendin. Shkollat dhe universitetet janë mbyllur. Koncertet dhe ngjarjet sportive janë anuluar. Të gjitha 31 provincat e Iranit janë goditur nga virusi, me një numër zyrtarësh të profilit të lartë që janë sëmurë nga ky virus.
Ish Ministri i Jashtëm i Iranit dhe këshilltari aktual për Khamenei, Ali Akbar Velayati, testoi pozitiv për virusin dhe u fut në karantinë në shtëpinë e tij në Teheran, njoftoi të martën agjencia e lajmeve iraniane ISNA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t’i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Palestinezët festojnë “pranimin e marrëveshjes” nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'