Qeveria e konsideron sukses të madh publikimin e informacioneve për shpërndarjen e fondeve publike për shoqërinë civile
Qeveria e Republikës së Kosovës ka prodhuar dhe aprovuar praktikat, standardet dhe kriteret për shpërndarjen e fondeve publike për shoqërinë civile.
Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Ministrinë e Financave përgatiten dhe publikuan Raportin për Ndihmën Financiare Publike për OShC-të nga institucionet e Republikës së Kosovës për vitet 2015-2016.
Për shumë analistë të politikave dhe aktivistë të shoqërisë civile, kjo është konsideruar si një sukses i madh politik, pasi që informacionet mbi financimin e qeverisë për shoqërinë civile nuk janë bërë asnjëherë publike në të kaluarën. Për më tepër, në qershor 2017, Ministria e Financave ka krijuar një sistem transparent dhe të përgjegjshëm të hartuar për financimin e OShC-ve duke miratuar Rregulloren Nr. MF-04/2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat Themelore për Financimin Publik të OJQ-ve.
Kjo rregullore ka mundësuar një sistem të financimit publik për Organizatat e Shoqërisë Civile të bazuara në merita, duke përfshirë rregulla të përcaktuara qartë dhe transparencë si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal.
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë pranë Zyres së Kryeministrit Habit Hajredini theksoi se bashkë me Ministrinë e Financave dhe të mbështetur nga Projekti i Asistencës Teknike i financuar nga Bashkimi Evropian kanë dhënë një kontribut të vazhdueshëm në avancimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë në ofrimin e mbështetjes financiare publike për OShC-të gjatë tre viteve të kaluara.
Ky kontribut është përqendruar në ofrimin e mbështetjes për zyrtarët publik, si dhe organizatat e shoqërisë civile përmes trajnimeve të përbashkëta dhe në vendin e punës, në funksion të zbatimit të saktë të rregullores nr. MF. 04/2017 “. mirëpo përkundër kësaj ende ka sfida, kështu që Zyra për Qeverisje të Mirë/ Zyra e Kryeministrit inkurajon të gjitha institucionet publike të forcojnë mekanizmat e tyre edhe më shumë, në mënyrë që të zbatojnë kërkesat e legjislacionit dhe rregullores në fuqi që kanë të bëjnë me financimin publik të OSHC-ve.
Përmirësimi është i dukshëm në disa aspekte. Të dhënat tregojnë se mbështetja financiare publike e ofruar nga institucionet publike për OShC-të , përfshirë institucionet qendrore (Kuvendi, Presidenca, Zyra e Kryeministrit dhe Ministritë), agjencitë e pavarura dhe komunat për vitin 2019 është pothuajse 21 milion euro. Në krahasim me dy vjet më parë, ka një rritje prej 5 milion eurosh. Në nivelin e ministrive, shuma totale është 14 milion euro, dhe në nivelin e komunave 6,5 milion.
Gjithashtu, agjencitë shtetërore kanë ofruar rreth 315.000 euro. Një numër i përgjithshëm prej 1.308 OShC kanë marrë mbështetjen e shtetit nga burime kombëtare dhe lokale. Numri i OShC-ve përfituese në nivelin lokal është më i lartë se numri në nivelin e qendror. Qindra aktivitete u mbështetën në fusha të ndryshme. Në nivel kombëtar, kontributi ka qenë në fusha si: arsim dhe shkencë, zhvillim i qëndrueshëm, ekonomi, njerëz me aftësi të kufizuara, mjedis dhe natyrë, shërbime sociale, punësim, teknologji informacioni, energji, rini, barazi gjinore, mosdiskriminim, kulturë . Në nivelin komunal, përqendrimi i mbështetjes ishte në: sport, rini, të drejtat e fëmijëve, kulturën, artin, të drejtat e njeriut.
Për më tepër, transparenca dhe përgjegjshmëria e fondeve publike për OShC-të është forcuar edhe më shumë me krijimin e Platformës Online për Financim Publik, ku të gjitha të dhënat mund të gjenden me kërkim të lehtë në platformën publike ojqfinancime.rks-gov.net; Të gjithë qytetarët e interesuar mund të njihen me shumën e pranuar nga secila Organizatë e Shoqërisë Civile, me shumën e fondeve që secili institucion u ka ofruar OShC-ve dhe për çfarë qëllimesh janë shpenzuar paratë.
Kjo do të kontribuojë në rritjen e besimit në institucionet publike dhe partneritetet me organizatat e shoqërisë civile, si dhe mund të frymëzoj qytetarët që të bëhen edhe më aktivë në shoqërinë civile dhe të kontribuojnë në dobi të komunitetit. Zbatimi i procedurave, kritereve dhe standardeve për transparencën, përgjegjshmërinë dhe konkurrencën do të mundësojë arritjen e objektivave të ardhshëm strategjik për transparencë dhe llogaridhënie.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A