LAJMI I FUNDIT:

Masat ndaj coronavirusit, Gjakova do t’i ndalojë aktivitetet sportive

Masat ndaj coronavirusit, Gjakova do t’i ndalojë aktivitetet sportive

Komuna e Gjakovës në kuadër të masave të ndërmarra në përgatitjen për parandalimin e coronavirusit, do të marrë vendim që të ndalen të gjitha aktivitetet sportive në këtë komunë, ku përfshihen shkollat private sportive dhe trajnimet.

Kështu u bë e ditur nga kryetari i komunës, Ardian Gjini, në takim me të gjitha institucionet publike dhe private shëndetësore, takim i cili u zhvillua me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit dhe mobilizimit për mbrojtjen e qytetarëve nga COVID-19.

Kryetari i komunës, Ardian Gjini ai tha se duhet të merren masat higjienike nëpër shkolla.

“Unë kisha propozuar që edhe aktivitetet sportive të ndalen, trajnimet, shkollat e sportive, kurset private të ndalen, nuk kemi çka të bëjmë…lokalet u tha por më duket që është shumë herët. Shumë kush e ka keqinterpretuar vendim in e ministrisë për orën 23:00. Shikoni e kanë ditë çka po bëjnë , kur nuk jam në pajtim me ta iu mëshoj fort por jam në pajtim është në rregull. Qëllimi ka qenë me i ndal klubet e natës ku janë me mijëra njerëz pas orës 23:00, dhe frika ime është që nëse e ndalim do të bëjmë pak më shumë dëm se sa dobi”, duke shtuar se ka nisur të jetë “, tha ai.

Gjini ka propozuar edhe formimin e grupit punues i cili do të jetë në koordinim të të gjitha institucioneve lokale për parandalimin e coronavirusit, gjë që u miratua në kuvendin lokal.

“Qëllimi kryesor i të gjithë neve tash duhet të jetë t’i mbrojmë institucionet, jo për hir të institucioneve por për hir të situatës, e situatat më të këqija që iu kanë ndodhur disa vendeve në botë, janë kur janë infektuar spitalet për shkak se në ato raste, kushdo që hyn do të dal i infektuar pa e ditur, sidomos në fazat e para. E njëjta gjë për policinë, do të jemi në një situatë jashtëzakonisht të rënd nëse policia do të jetë e infektuar dhe hynë në karantinë, është shumë problem. Po e njëjta gjë vlen për institucionet shëndetësore private, arsyeja është që aty frekuentojnë shumë pacient dhe për një kohë të caktuar, ndoshta 2 e 3 javë mund të infektohen njerëzit pa e ditur që janë infektuar“, ka thënë ai, raporton KP.

Kryetari i komunës tha se ata që kanë sëmundje kronike të mos dalin në punë.

Ndërkohë, përfaqësues të institucioneve shëndetësore kanë marrë disa mjete dezinfektuese, dorëza dhe maska por nuk kanë qenë të mjaftueshme, ndërkohë, në treg nuk kanë gjetur. Ata shpresojnë që nesër do të gjejnë maska dhe do t’i shpërndajnë nëpër qendrat e mjekësisë familjare, policëve dhe të gjithë atyre që kanë kontakte me qytetarë.

Gjatë këtij takimi u kërkua një koordinim më i mirë i institucioneve publike dhe private shëndetësore, në mënyrë që të kalohet kjo sfidë.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral

Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral

Lajme
Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Siguri
Miratohet Plani Regullativ për lagjen Kalabria, Rama: Ditë e madhe për Prishtinën

Miratohet Plani Regullativ për lagjen Kalabria, Rama: Ditë e madhe për Prishtinën

Prishtina
Karta SIM për banor - shqiptarët të parët në Evropë, në 2023 kompanitë fituan 370 milionë euro

Karta SIM për banor - shqiptarët të parët në Evropë, në 2023 kompanitë fituan 370 milionë euro

Lajme
Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Lajme
Geci: LVV dhe PDK janë një brum

Geci: LVV dhe PDK janë një brum

Politikë
Kalo në kategori