LAJMI I FUNDIT:

“DailyMail” shkruan për babanë dhe prejardhjen e Rita Orës: Ajo vjen nga ajo që tashmë njihet si Kosovë

“DailyMail” shkruan për babanë dhe prejardhjen e Rita Orës: Ajo vjen nga ajo që tashmë njihet si Kosovë

Rita Ora ndau një seri fotografish të adhurueshme të enjten, në ditëlindjen e babait të saj.

Këngëtarja 29-vjeçare publikoi në InstaStory një fotografi të realizuar në fëmijëri, ku shfaqej ne ulur në prehrin e babait të saj, Besnikut, shkruan DailyMail.


Në një fotografi tjetër, dyshja dukeshin të lumtur ndërsa pinin një koktej të madh së bashku.

“Të dua shumë”, shkroi 29-vjeçarja në mbishkrimin e kësaj fotografie, referuar babait të saj.

Në një tjetër imazh që artistja ndau me ndjekësit e saj, Rita dukej e buzëqeshur pranë të atit, teksa shkruante në mbishkrimin e fotografisë: “Gëzuar ditëlindjen baba”.

Gazeta britanike, DailyMail, gjithashtu i dedikoi disa rreshta të shkurtër historisë së largimit të familjes Sahatçiu nga Prishtina në Mbretërinë e Bashkuar.

“Krijuesja e hiteve lindi në atë që tani quhet Kosovë, në Shqipëri nga nëna e saj Vera dhe Besniku, një pronar i një pijetoreje në Londër”, citohet në mediumin britanik.

Rita Ora (Foto: Rdivan Slivova/Telegrafi)

Çifti u transferua në Londër në vitin 1991 kur Rita ishte fëmijë për shkak të represionit serb dhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Ylli tregoi talent për muzikë që në moshë të hershme, duke performuar si fëmijë në programe të vogla që zhvilloheshin në Londër, përfshirë performancat në pijetoren e të atit para se të bëhej e famshme.

Rita Ora (Foto: Peter Michael Dills/Getty Images/Guliver)

Rita Ora është një emër që gjithmonë është krenuar me origjinën e saj, teksa vizita e saj e fundit në Kosovë, ishte ajo e prillit të vitit të kaluar, ku së bashku me UNICEF-in vizitoi disa fshatra dhe familje skamnore të Kosovës. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/ByvceSHlR7L/?utm_source=ig_embed

Në trend Magazina

Më shumë
Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Magazina
Çfarë dinte Bono që e evitoi puthjen e Diddyt në Golden Globes 2014?

Çfarë dinte Bono që e evitoi puthjen e Diddyt në Golden Globes 2014?

Magazina
Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Magazina
Yjet e famshëm pranojnë marrëveshje për pranimin e fajësisë për të shmangur akuzat në rastin e Diddy

Yjet e famshëm pranojnë marrëveshje për pranimin e fajësisë për të shmangur akuzat në rastin e Diddy

Magazina
Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Magazina
“Të dua shumë”, Albina Kelmendi dhe Valon Vataj festojnë dyvjetorin e martesës

“Të dua shumë”, Albina Kelmendi dhe Valon Vataj festojnë dyvjetorin e martesës

Magazina
Kalo në kategori