LAJMI I FUNDIT:

FSSHK kërkon që vendimi për lirim nga puna të njërit prind të vlejë edhe për punëtorët shëndetësor

FSSHK kërkon që vendimi për lirim nga puna të njërit prind të vlejë edhe për punëtorët shëndetësor
Foto: Ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes Coronavirus Covid-19 në përputhje me nenin 1 të këtij vendimi me të cilin ndërpritet procesi edukativo arsimor në institucionet arsimore publike dhe private nga data 12 Mars 2020 deri me 27 Mars 2020, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna(kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësor dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë).

“FSSHK shpreh brengën njerëzore për punëtorët shëndetësor të cilët janë bashkëshort dhe të punësuar në institucione shëndetësore e numri I tyre në bazë të hulumtimit nga FSSHK është rreth 37%, duke kërkuar që për të njëjtit të kihet parasysh situata sepse janë prindër të fëmijëve të cilëve iu duhet përkujdesje andaj kërkojmë që të zbatohet vendimi për njërin prind, apo në rastin e mundur të bëhet riorganizimin i punës në mënyrë që njëri prind të kujdeset për fëmijët e tyre.

Punëtorët shëndetësor gjithmonë janë treguar të gatshëm, profesional, efektiv në respektimin e vendimeve madhore e sidomos në raste të tilla kur vendi ynë por edhe mbarë globi po përballet me Pandeminë e shkaktuar nga Corona Virus Covid-19,por masat përjashtuese nuk mund të vijnë në shprehje kur kemi të bëjmë me kujdesin ndaj fëmijëve tanë”, thuhet në reagim.


FSSHK ka ftuar Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Shëndetësinë, të gjitha institucionet shëndetësor që të trajtojnë me seriozitet dhe të jenë të arsyeshëm në rastet e tilla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori