LAJMI I FUNDIT:

Ankohen ferizajasit: U dëmtuam nga vendimi i Qeverisë

Ankohen ferizajasit: U dëmtuam nga vendimi i Qeverisë

Ditë më parë Qeveria e re e Kosovës mori vendim për anulimin e kontratës me Bechtel Enka, çka bëri që t’i pamundësohet kyçja në autostradë qytetit të Ferizajt.  E këta të fundit po e kundërshtojnë këtë vendim.

Ishte paraparë të vazhdoj rruga që do t’i mundësonte qytetit të Ferizajt kyçjen në Autostradën Arbën Xhaferi.

Por Qeveria e re, e pamundësoi një gjë të tillë, kjo sepse ajo mori vendim të anulohet kontrata  me vlerë 50 milion euro me Bechtel Enka-n, nënshkruar nga para ardhësit e tyre.


E në Ferizaj po kundërshtohet ky vendim. I pari i kësaj komune ka kërkuar nga Qeveria rishqyrtim të vendimit, i cili sipas tij është jetik për ekonomin e këtij vendi.

“Është një vendim i kundërshtueshëm për faktin se kundërshtues janë qytetarët e komunës që unë udhëheq. Edhe komuniteti i biznesit e kundërshton atë vendim pasi kanë kërkuar vazhdimisht kyçjen në autostradë”, deklaroi Agim Aliu.

E më të dëmtuarit nga e gjithë kjo situate po del të jenë bizneset që operojnë në këtë qytet.

“Është venim i dëmshëm. Po shpresoj se është vetëm një anulim i përkohshëm”, deklaroi biznesmeni Ibrahim Shehu.

“Për bizneset koha është shumë e çmuar. Kështu që nëse do të ishte kyçje do të kursente në kohë”, deklaroi biznesmeni tjetër, Sadik Krasniqi.

“Anulimi i bën dëm bizneseve të Ferizajt duke pasur parasysh që Komuna e Ferizajt është komuna e dytë që më së shumti i kontribuon buxhetit të shtetit”, deklaroi Ibrahim Hyseni.

Ndryshe në tri qeverisjet e fundit ka pasur tri vendime të ndryshe për këtë çështje. Dy të parat ajo e udhëhequr nga  Isa Mustafa dhe tjetra nga Ramush Haradinaj, morën vendim pro kyçjes së qyteti të Ferizajt dhe Vitisë në autostradën Arbën Xhaferi, ndërsa Qeveri e udhëhequr nga Albin Kurti e ka anuluar atë.

RTV Dukagjini ka tentuar të marrë një prononcim edhe nga Ministria e  Infrastrukturës por kontakti me ta ka qenë i pamundur./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori