LAJMI I FUNDIT:

Depërtohen tre persona nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut, kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak

Depërtohen tre persona nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut, kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak
Women walk at al-Hol displacement camp in Hasaka governorate, Syria April 1, 2019. Picture taken April 1, 2019. REUTERS/Ali Hashisho

Më 10.03.2020, tre femra u depërtuan në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, dy prej tyre me status të rregulluar të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe një e mitur dy vjeçare, për të cilën duhet të zbatohet procedura për marrjen e shtetësisë, informojnë nga Qeveria.

Personat janë depërtuar me linjën ajrore të rregullt nga Republika e Turqisë, më saktësisht nga kampi i refugjatëve në Gaziantep, pasi më parë kanë qëndruar në zonat e luftës në Siri dhe Irak.

“Në aeroportin e Shkupit, të tre personat u pritën nga ekipe ekspertësh nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Brendshme, të gjitha këto vepruan brenda kompetencave të tyre. Në përputhje me protokollet për shëndetin dhe kujdesin shoqëror, kontrollet e para dhe anketimet dhe intervistat u kryen në aeroport, me këshilla për kujdesin e tyre të mëtejshëm, shëndetin dhe kujdesin shoqëror.


Pas verifikimit zyrtar të identitetit dhe kontrollit fillestar shëndetësor, ata u njoftuan se në zbatim të nenit 31 të Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, si dhe për shkak të kujdesit shëndetësor të tyre dhe nevojës për të ushtruar të drejtat e tyre të mbrojtjes sociale, atyre u është dhënë një vendim për mbikëqyrjen shëndetësore dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor. Personat janë vendosur në një strukturë nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qendrës për Punë Sociale Shkup, për faktin se ata vijnë nga zona me një rrezik të rritur epidemiologjik, përfshirë këtu për shkak të masave të vazhdueshme për parandalimin e coronavirusit”, deklarojnë nga Qeveria.

Pasi të mbarojë periudha e mbikëqyrjes shëndetësore dhe të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe testet të jenë përfunduar, veçanërisht në lidhje me kujdesin shëndetësor të fëmijës 2-vjeçar, pas vendimit paraprak nga ekipeve të ekspertëve nga MPB, të tre personat femra do tu mundësohet që të bashkohen me familjarët e tyre, si dhe të integrohen në sistemin e mbrojtjes sociale pas vlerësimit të ekspertëve nga shërbimet kompetente të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori