Për shkak të shpërthimit të coronavirusit, shumë aktivitete teknologjike u anuluan ose u realizuan në mënyrë virtuale gjatë këtij viti, duke përfshirë MWC, F8 të Facebook, Google I/O dhe SXSW.
Tani, është gjithnjë e më shumë e mundshme që konferenca WWDC 2020 e Apple, nuk do të ndodhë – të paktën jo në kohën e zakonshme, ose në formatin e saj të rregullt, transmeton Telegrafi.
Departamenti i Shëndetit Publik në Santa Clara, ka lëshuar një urdhër që ndalon mbledhjet masive me më shumë se 1,000 njerëz, për shkak të rritjes së niveleve të coronavirusit.
“Ky është një moment kritik, i shpërthimit në rritje i COVID-19 në County Clara County. Masat e forta që po i ndërmarrim, janë krijuar për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes”, tha në një deklaratë zyrtarja shëndetësore, Sara Cody.
Meqenëse konferenca e Apple që zhvillohet në këtë qytet, mbledhë më shumë se 5,000 pjesëmarrës, ka mundësi që ky aktivitet të mos organizohet.
Vendimi për mos mbledhjen e mbi 1,000 personave hyn në fuqi sot, ndërsa konferenca WWDC do të zhvillohet në fillim të qershorit.
Mirëpo, nëse coronavirusi vazhdon të rritet dhe masa mbetet në fuqi, atëherë kjo konferencë e Apple është në rrezik të mos zhvillohet dhe konsiderohet shtyrja për një datë më të përshtatshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Flash në HTML5
Android më i pasigurti
Specifikat e Realme GT2 Explorer Master
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City