LAJMI I FUNDIT:

Bizneset diskutojnë mbi ndryshimet në legjislacionin tatimor

Bizneset diskutojnë mbi ndryshimet në legjislacionin tatimor

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Deloitte Kosova organizuan punëtorinë mbi ndryshimet e ligjeve për Tatim në të Ardhura të Korporatave dhe të Aplikimit të Ngarkesës së Kundërt në Ndërtimtari respektivisht, ku përfaqësues të bizneseve prezente u informuan mbi ndryshimet e legjislacionit tatimor të cilat kanë ndodhur gjatë vitit të fundit.

Drejtoresha e Departamentit të Tatimeve dhe Shërbimeve Ligjore në Deloitte Kosova, Afrore Rudi tha se ndryshimet e fundit përmbledhin një përmbushje të plotë të ndryshimeve të legjislacionit tatimor të cilat kanë filluar qysh para dhjetë vitesh.

Ajo shtoi se me ndryshimet e fundit është bërë një përafrimi mjaft i konsiderueshëm i legjislacionit të Kosovës me atë Evropian dhe Ndërkombëtarë. Ndër të tjera, Rudi potencoi faktin se Administrata Tatimore e Kosovës ka avancuar jashtëzakonisht në zbatimin e legjislacionit tatimor, duke përfshirë edhe respektimin e direktivës së BE-së në lidhje me aplikimin e ligjit për TVSH-në, si dhe zbatimin e marrëveshjeve të dyfishta për eliminimin e tatimeve.


Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit ka pasur një sërë ndryshimesh në legjislacionin tatimor, gjersa Oda Amerikane përmes komitetit tatimor ka qenë një ndër kontribuuesit më të mëdhenj në këto ndryshime.

Zeka shtoi se fokus i Odës Amerikane mbetet kujdesi në mos rritje të normave tatimore, veçanërisht tek Ligji i Tatimit në të Ardhura Personale. Tutje, ai theksoi nevojën e të pasurit më shumë marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë, të cilat janë shumë të nevojshme për tërheqjen e investitorëve të huaj.

Ruzhdi Zenelaj, menaxher i lartë për Tatime dhe Ardian Rexha, menaxher i shërbimeve ligjore në Deloitte Kosova, informuan në detaje të pranishmit rreth ndryshimeve dhe risive në këto ligje, përkatësisht në Ligjin për Sponsorizimet, Provizionet për Bankat dhe Kompanitë e Sigurimeve, ndryshimet e Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe aplikimin e ngarkesës së kundërt në lëmin e ndërtimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Kalo në kategori