LAJMI I FUNDIT:

Kurti e njofton ministren britanike Morton për planin e heqjes graduale të taksës dhe zëvendësimin me reciprocitet  

Kurti e njofton ministren britanike Morton për planin e heqjes graduale të taksës dhe zëvendësimin me reciprocitet  

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ministren për Evropë dhe Amerikë të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton, të cilën e njoftoi për planin e heqjes graduale të tarifës dhe zëvendësimit të saj me masa reciprociteti.

Kurti po ashtu e njoftoi edhe për hapjen e mundësisë për heqjen e barrierave jotarifore në mes të dy vendeve, hap ky në drejtim të rifillimit të dialogut politik.

Në njoftimin për media thuhet se ministrja Morton u interesua për situatën në Kosovë, si dhe për mbarëvajtjen e punëve në projektet e Qeverisë Kurti, të cilat ishin përmendur në takimin e përbashkët  muajin e kaluar në Londër.


Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministren me hapat e parë të qeverisë, siç janë fillimi i procesit të vetingut, shkarkimi i bordeve të ndërmarrjeve publike me performancë të dobët, hartimi dhe miratimi i projektbuxhetit për këtë vit, si dhe anulimi i disa kontratave të dëmshme ekonomike për vendin tonë.

“Në takim u diskutua edhe dialogu me Serbinë, dhe çështja e tarifës ndaj mallrave të Serbisë, me ç’rast kryeministri e njoftoi ministren Morton për planin e heqjes graduale të tarifës dhe zëvendësimit të saj me masa reciprociteti, si dhe hapja e mundësisë për heqjen e barrierave jotarifore në mes të dy vendeve, hap ky në drejtim të rifillimit të dialogut politik. Të dy palët u pajtuan se dialogu i hapur dhe konstruktiv është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori