LAJMI I FUNDIT:

Takim liderësh në Maqedoni për shkak të coronavirusit

Takim liderësh në Maqedoni për shkak të coronavirusit

Të enjten ne ora 13:00 është thirrur takim liderësh për gjendjen me coronavirusin.

Takimin e konfirmoi edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Ai nuk deshi te komentoje nëse ka gjasa të shtyhen zgjedhjet, por tha se në takim do të vendoset se çfarë do të ndodhë më tej.

Coronavirusi mund ti shtyjë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, të caktuara për më 12 prill. Kështu mësohet nga burime brenda qeveritare, informon “Alsat”.


Të njëjtat burime theksojnë se ditën e enjte do të thirret takim liderësh në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/