LAJMI I FUNDIT:

Turqia lëshon fletë-arrest për modelen e “Playboy”, Marisa Papen e cila pozoi nudo para xhamisë ‘Hagia Sophia’ dhe katedrales ‘Notre-Dame’ (Foto, +18)

Turqia lëshon fletë-arrest për modelen e “Playboy”, Marisa Papen e cila pozoi nudo para xhamisë ‘Hagia Sophia’ dhe katedrales ‘Notre-Dame’ (Foto, +18)
Marisa Papen (Foto: Jesse Walker)

Modelja e shumëpërfolur e “Playboy”, Marisa Papen mund të përballet me tre vjet burg në Turqi për fotografitë nudo të realizuara në vendet fetare.

Vajza e shumëpërfolur shkaktoi zemërim te një pjesë e madhe e njerëzve, pasi pozoi nudo në xhaminë e famshme të Stambollit, “Hagia Sophia” në vitin 2018, shkruan The Sun.


Në fotografi, Marisa, 27 vjeçe, ngriti një burka që ajo kishte veshur dhe zbuloi pjesët e saj intime në xhaminë ikonike otomane, që tani përdoret si një muze në Stamboll, Turqi.

Marisa Papen (Foto: Jesse Walker)

Por Zyra e Prokurorit Publik të qytetit ka lëshuar një urdhër për arrestimin e saj dhe e ka dënuar atë për “veprime mashtrimi” dhe “poshtërim publikisht të sovranitetit të shtetit”, thonë media turke.

Kjo do të thotë që ajo mund të arrestohet dhe potencialisht të marrë dënim me burg deri në tri vjet.

Marisa Papen (Foto: Jesse Walker)

Urdhri i arrestit raportohet se tani është lëshuar, kështu që autoritetet turke mund të marrin deklaratën e saj në lidhje me incidentet nën hetim.

Marisa, e cila e përshkruan veten si një “ekspresioniste me shpirt të lirë dhe me zemër të egër”, udhëtoi në Turqi me fotografin australian Jesse Walker për një fotosesion për kampanjën e saj reklamuese me markë “ENKI Eyewear” dy vjet më parë.

Por policët turq ishin në gatishmëri në atë kohë, duke vizituar hotelin e tyre në Stamboll dhe duke marrë në pyetje stafin një ditë pasi ata u larguan për në një vend tjetër në Turqi.
Krahas imazhit famëkeq të xhamisë, Papen gjithashtu pozoi nudo në rajonin lindor turk të Cappadocias.

Marisa Papen (Foto: Jesse Walker)

Marisa i tha CEN News: “Për dallim nga Egjipti, këtë herë nuk kemi pasur një plan të fortë. Asnjë përgatitje fare, por një imagjinatë e pafund dhe një themel mjaft i fortë”.

“Nëse keni qenë ndonjëherë në “Hagia Sophia”, do ta dini se kurrë nuk ka asnjë ditë pa mijëra njerëz rreth e rrotull saj në çdo kohë”, kishte shtuar më tej modelja Marisa Papen.

Marisa Papen (Foto: Jesse Walker)

Kjo nuk është hera e parë që Papen ka provokuar zemërimin e njerëzve për fotografitë e saj lakuriq.

26-vjeçarja bëri tituj në të gjithë botën për polemikat e saj antifetare, të cilat përfshinin të pozuarit nudo me një kryqëzim gjigant në Vatikan.

Vitin e kaluar, ajo shkaktoi një stuhi në internet pasi iu gëzua përfshirjes nga zjarri të katedrales “Notre-Dame” në Paris. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori