LAJMI I FUNDIT:

Osmani në takim me delegacionin gjerman-francez: Qeveria, e vetmja që ka legjitimitet të drejtojë dialogun me Serbinë

Osmani në takim me delegacionin gjerman-francez: Qeveria, e vetmja që ka legjitimitet të drejtojë dialogun me Serbinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot një delegacion të Gjermanisë dhe të Francës, të udhëhequr nga Jan Hecker, këshilltar i kancelares Angela Merkel, dhe Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës që të zhvillojë politika të fqinjësisë së mirë, jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara si dhe përafrimin drejt marrëveshjes përfundimtare që rezulton me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë interes i qytetarëve të Kosovës.

Në njoftim thuhet se kryetarja Osmani potencoi se procesi i dialogut duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës, ngase kështu e ka përcaktuar Kushtetuta e vendit dhe vendimi i Gjykatës kushtetuese, por ky është edhe vullneti i qytetarëve të Kosovës, të cilët në zgjedhjet e 6 tetorit e kanë përcaktuar qartë se kush duhet t’u prijë proceseve në vend.


“Serbia duhet të tregojë se është e interesuar në fqinjësi të mirë dhe në normalizim të raporteve me Kosovën, duke ndërprerë kampanjën ilegale të çnjohjeve dhe duke larguar barrierat jotarifore që ka vendosur në raport me vendin tonë”, citohet të ketë thënë Osmani.

Ajo shprehu gatishmërinë që ta vazhdojnë bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë, por kërkoi edhe përkrahje në drejtim të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Më tej, kryeparlamentarja tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për këtë proces ndërsa Qeveria dhe institucionet e zgjedhura pas 6 tetorit po tregojnë përkushtim maksimal në luftën kundër korrupsionit.

Sipas njoftimit për media, përfaqësuesit e Francës dhe të Gjermanisë, Bonne dhe Hecker rikonfirmuan përkushtimin e vendeve të tyre për ta ndihmuar dhe mbështetur Kosovën në një proces të suksesshëm të dialogut dhe në procesin e integrimit në BE. ​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori