LAJMI I FUNDIT:

Në prag të lansimit të këngës së re, Rita iu drejtohet fansave me një letër: Kur jeni vetëm, kujtoni se jeni mjaftueshëm dhe keni forcë brenda vetes

Në prag të lansimit të këngës së re, Rita iu drejtohet fansave me një letër: Kur jeni vetëm, kujtoni se jeni mjaftueshëm dhe keni forcë brenda vetes
Foto: Rita Ora/YouTube

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, është në prag të publikimit të këngës së saj më të re, “How to be lonely”.

Ajo ka bërë të ditur se ky projekt muzikor do të jetë i gatshëm për fansat që nga e premtja, teksa është kënga e saj e parë solo për vitin 2020, dhe njëherësh e vetmja pas albumit të saj “Phoenix”.

Megjithëse ka qenë shumë e angazhuar në aktrim, pasi ka fituar një rol kryesor në filmin “Twist” dhe në televizion, pasi tash e sa kohë është anëtare jurie e spektkalit “The Masked Singer”, Rita thotë se nuk e ka lënë anash muzikën, përkundër gjithë këtij angazhimi të saj në fushat tjera.


Foto: Rita Ora/Facebook

Në një shkrim të sinqertë të ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, këngëtarja e lindur në Kosovë u ka treguar fansave se është e lumtur për këngën e saj të re që vjen pas një kohe të gjatë, duke thënë se edhe pse u ka munguar fansave tash e sa kohë me prurje të reja, ajo ka qenë vazhdimisht duke shkruar këngë.

Në po të njëjtin shkrim, 29-vjeçarja ka treguar se është krenare për domethënien që ka kënga e re “How to be lonely”, e cila mund të prek këdo nga ne.

Më poshtë, letra e plotë e Rita Orës drejtuar fansave të saj:

“Për miqtë e mi, unë nuk jam ulur të flas me ju njerëz tash e shumë kohë. Është përtej e vonuar! Mendova se do të shkruaja diçka pak më gjatë, në mënyrë që të mund të ndaj mendimet dhe qëllimet e mia me ju, sepse ju jeni të gjithë në këtë udhëtim me mua. Vitin e kaluar e kam ndjerë si fundin e një kapitulli dhe fillimin e një kapitulli të ri dhe emocionues! Një nga ndjenjat më çliruese për mua është interpretimi dhe krijimi i muzikës. Ju të gjithë e dini se muzika do të jetë gjithmonë dashuria ime e parë, edhe kur unë jam duke punuar në projekte të ndryshme, unë gjithmonë jam duke shkruar dhe duke bërë muzikë … … kështu, këtu është diçka e re! “

Jam shumë e entuziazmuar për të publikuar solo këngën time të re “How to be lonely”, një këngë për të cilën jam shumë krenare. Unë kam dashur të jem në studio dhe thjesht dua të vazhdoj të shkruaj dhe lansoj sa më shumë muzikë që mundem.

Pas thashethemeve se kaloi natën me Joey Essex, Rita Ora fsheh sytë e saj me syze të mëdha dielli duke shëtitur rrugëve të Londrës
Lexo po ashtu Pas thashethemeve se kaloi natën me Joey Essex, Rita Ora fsheh sytë e saj me syze të mëdha dielli duke shëtitur rrugëve të Londrës

Duke udhëtuar në botë, duke punuar dhe duke provuar vende të ndryshme dhe duke qenë në rrugë të vazhdueshme, unë kam mësuar ndër vite të shijoj kompaninë time dhe të ushqej çdo ndërveprim. Kjo këngë është frymëzuar nga shumë periudha të ndryshme të jetës sime; herë kur kam kuptuar se ne jemi njerëz të vlefshëm, diçka që duhet ta pranojmë, dhe që ndërsa lidhjet janë të rëndësishme, nuk na duhet aprovimi i të tjerëve. Kur ju jeni vetëm, kujtoni se ju jeni mjaftueshëm dhe që ju keni forcë të bëni zgjedhjet tuaja. Shijojeni të qenit ju!

Ju faleminderit të gjithëve! Shumë shumë për përkrahjen e mahnitshme, për përfshirjen në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm dhe për të më lejuar të bëj atë që dua më shumë!

Mezi pres për ju që të dëgjoni më shumë!”. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Stefania M. D’Alessandro/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja që luajti rolin e Rose në

Aktorja që luajti rolin e Rose në "Titanic" më në fund flet për dilemën e famshme të dërrasës: A ishte ajo një derë dhe a kishte vend edhe për Jackun

Magazina
Egla Ceno flet për të pasurit fëmijë: Nuk pres më, nuk do doja të isha gjyshja e fëmijës tim

Egla Ceno flet për të pasurit fëmijë: Nuk pres më, nuk do doja të isha gjyshja e fëmijës tim

Magazina
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Magazina
Ylli i

Ylli i "Joker 2" Tim Dillon: Është filmi më i keq i realizuar ndonjëherë

Magazina
Rita Ora shkëlqen si prezantuese e ceremonisë së MTV EMA

Rita Ora shkëlqen si prezantuese e ceremonisë së MTV EMA

Magazina
Rita Ora merr tërë vëmendjen me dukjen mahnitëse, në tapetin e kuq të MTV EMA në Mançester

Rita Ora merr tërë vëmendjen me dukjen mahnitëse, në tapetin e kuq të MTV EMA në Mançester

Magazina
Kalo në kategori