LAJMI I FUNDIT:

Omer Krasniqi nga Peja, 7 vjeçari që vozit në sportin ekstrem të kartingut

Omer Krasniqi nga Peja, 7 vjeçari që vozit në sportin ekstrem të kartingut

Omer Krasniqi ka vetëm 7 vjeç dhe pasioni i tij është ndryshe nga i çdo fëmije tjetër.

Omeri nga Peja, tash e dy vite, vozit makinën e tij të vogël për karting. Ai tashmë ka fituar 5 kupa, dhe ëndrra e tij është që një ditë të marr pjesë në garat e Formulës dhe të vozis një Ferrari.


Po ashtu ai dëshiron që një ditë të bëhet si Lewis Hamilton, vozitësi i tij i  preferuar në Formula 1, të cilit ja shikon çdo garë që merr  pjesë.

“Kam filluar të vozisë që nga mosha 5 vjeçare. E kam parë vazhdimisht babin duke vozitur dhe më ka pëlqyer…Do të bëhem vozitës i mirë. Synimet e mia janë të bëhem vozitës i garave evropiane dhe t’ia zbardhi fytyrën garave”, deklaroi Omeri për emisionin Auto Brand në RTV Dukagjini.

Thënia e vjetër ku ‘’nxënësi ia kalon mësuesit’’, vlen pikërisht për këtë rast, ku nëse Omeri vazhdon në këtë mënyrë, do të bëhet një kampion, ka thënë trajneri Ismajl Maliqi që po ushtron 7 vjeçarin  prej kur ka filluar të merret me këtë sport.

Maliqi ka thënë që përkundër që është shumë i vogël, ai po bën diçka të jashtëzakonshme.

“Me Omerin kemi pasur pak vështirësi pasi Omeri e ka moshën të mësoj abetaren e jo të vozisë karting. Kartingu është një  sport shumë ekstrem, por Omeri e ka talentin dhe kemi arritur të kemi sukses. Për momentin ai ka garuar në promo pasi nuk kemi kategori për të, por nga ky vit do të fillojmë më kategorinë e fëmijëve ku do të merr pjesë edhe Omeri”, deklaroi trajneri Ismajl Maliqi.

Po ashtu në garat që merr pjesë, nuk ka moshatar të tij, pasi është garuesi më i ri në rajon.

Vogëlushi Omer ka thënë që do të punojë shumë që ta plotësojë ëndrrën e tij, dhe të vozis një Ferrari./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori