LAJMI I FUNDIT:

Veljanoski dhe Ristovski distancohen nga organizimi i ngjarjeve të 27 prillit

Veljanoski dhe Ristovski distancohen nga organizimi i ngjarjeve të 27 prillit

Në seancën e sotme për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, fjalën hyrëse sot patën ish-kryeparlamentari Trajko Veljanovski, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski.

Avokati mbrojtës Elenko Milanov tha se ka dëshmi që të akuzuarit nuk kanë qenë organizator për hyrjen e protestuesve në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Trajko Veljanovski nuk deshi të deklarohet, por në fjalën hyrëse tha se Prokuroria është e politizuar ndërsa ai ka bërë punën në Kuvend sipas Kushtetutës.


“Të drejtat e mia janë cenuar pasi dëshmitë e kërkuara nga PP nuk janë siguruar. Kjo prokurori është e politizuar”, deklaroi Trajko Veljanovski.

Edhe pse ishte e paralajmëruar se kryeministri Oliver Spasovski do të jep dëshmi, kjo nuk ndodhi.

Avokati Milanov thotë se në mesazhet që i kanë dërguar të akuzuarit drejtë aktivistëve të partisë së OBRM-PDUKM nuk përmbajnë dëshmi se kanë organizuar dhe nxitur parregullsi në Kuvend.

Spiro Ristovski tha se nuk ka kryer veprën që po akuzohet, ndërsa shtoi se Prokuroria nuk është përgjigjur pasi avokati i tij ka kërkuar listën e dëshmitarëve.

“Nuk kam bërë asnjë plan dhe këtë do ta dëshmoj me dokumente se nuk kam organizuar protesta apo plan për të penguar punën në Kuvend”, tha Ristovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori