LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Busavatës protestojnë para qeverisë

Banorët e Busavatës protestojnë para qeverisë
Foto: Arkiv

Banorët e fshatit Busavatë të Kamenicës do të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës për shkak të reformave arsimore të ndërmarra nga kryetari Qendron Kastrati, e të cilat parashikojnë mbylljen e disa shkollave në këtë komunë.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Arsimit Hykmete Bajrami për të mbrojtur fëmijë e tyre, të cilët rrezikojnë të mbeten pa arsim.

“Kjo gjendje është shumë e rëndë. Që nga lufta e 1999 nuk mbajmë mend si prind gjendje më të rëndë psikologjike andaj kërkojmë ndihmën tuaj që të ushtroni dijen dhe forcën tuaj mediale në komunën e Kamenicës dhe ta bindin kryetarin e Komunës të tërheqë vendimin pasi që ai është i gabuar. Ne duam thjesht të mirën për fëmijët tanë si çdo prind në botë”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave në emër të prindërve dhe banorëve të Busavatës së Kamenicës.


Ndryshe, ministrja Bajrami kohë më parë e ka quajtur aspak të kënaqshme gjendjen e krijuar në arsim në komunën e Kamenicës.

Ajo ka bërë të ditur ka nxënës se që nga 13 janari i këtij viti nuk kanë ndjekur procesin mësimor, raporton KP. Bajrami është shprehur se janë pajtuar me kryetarin e Kamenicës që të pezullojnë përkohësisht reformën e nisur në këtë komunë, në mënyrë që të rikthehet normaliteti në shkolla.

Ndërsa, kryetari Kastrati ka rikonfirmuar se reforma do të pezullohet në fshatin Koretin dhe Topanicë, ndërsa në fshatrat tjera do të vazhdojë.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori