Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës së sotme te Shoqata “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, ka shprehur zotimin e fuqishëm për luftimin e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur dhe kapjen e kriminelëve dhe daljen e tyre para drejtësisë kosovare për të marrë dënimin e merituar.
Gjatë takimit me Nysrete Kumnovën nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, ministrja Haxhiu tha se prioritet i Qeverisë Kurti është zbardhja e rreth 1600 të pagjeturve, pasi që negociatat e kaluara me Serbinë nuk e kanë trajtuar asnjëherë këtë temë të rëndësishme.
“Ne nuk duhet të harrojmë asnjëherë se çka Serbia ka bërë në Kosovë dhe do të punojmë pandërprerë të fuqizojmë institucionet tona që të merren me hetimin dhe gjykimin e krimeve. Kriminelët duhet të përballen me drejtësinë. Mua më erdhi mirë që për herë të parë javën e kaluar prokuroria ka ngritur aktakuzë për krime kundër njerëzimit dhe dhunim seksual. Janë 20 mijë persona që kanë qenë të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Duke shtuar kapacitetet në organet e drejtësisë dhe duke zbatuar nenin për gjykim në mungesë, sepse Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës, por tashmë institucionet e drejtësisë i kanë duart e lira për t’i gjykuar kriminelët dhe kudo që ata të gjenden do të vijnë dhe të vuajnë dënimin”, është shprehur Haxhiu, raporton KP.
Ajo ka bërë të ditur se projektligji për personat e pagjetur ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë dhe shumë shpejt do të mblidhen grupet punuese, ku do të përfshihet edhe shoqata ‘Thirrjet e Nënave’ për të adresuar shqetësimet dhe kërkesat.
Ndërsa, Nysrete Kumnova shprehu shpresën për përmirësimin e ligjit për persona të pagjetur gjatë luftës në Kosovë.
“Jeni një qeveri do të kujdesej seriozisht, ta keni prioritet këtë kategori shumë të ndjeshme. Kanë kaluar 21 vjet, por për ne është shumë e gjatë dhe e dhimbshme. Jeta dhe ankthi për këto nëna dhe gra të reja është shumë e vështirë. Lulet tona na i morën kriminelët, kështu që së paku po e gjejmë qetësinë me institucionet tona, të cilave iu bie ndërmend dhe nuk na harrojnë në këtë ditë të shenjtë. Të paktën të gjejmë një qetësi”, tha Kumnova./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?