LAJMI I FUNDIT:

“Bombat”, Milloshovski: U publikuan nga LSDM-ja si hakmarrje

“Bombat”, Milloshovski: U publikuan nga LSDM-ja si hakmarrje

Pesë bombat ku dëgjohet Antonio Miloshoski duke biseduar me ish-kryetarin e Supremes Jovo Vangelovski, dhe Gjykatësin suprem Nikolçe Nikolovski, janë ende në kanalin YouTube. Ato janë publikuar me pseudonimin “Goli tru”. Në bisedimet dëgjohet si deputeti i OBRM-PDUKM-së, lajmërohet për intervenim për një lëndë që është te Gjykatësit Suprem, për një mosmarrëveshje që përfshinte babanë e tij.

Bisedimet përfshinin një proces gjyqësor në lidhje me Shoqatën e Shoferëve të Kërçovës dhe një ankesë kundër babait të Milloshoskit. Në njërën prej bombave, Milloshoski i shpjegon Vangelovskit se është e rëndësishme që rasti të bie, dhe nga kryetari i atëhershëm i Supremes kërkon të intervenojë më tej. Ai merr një përgjigje nga Vangelovski se do të kontrollojë dhe se i duket e çuditshme sjellja e gjykatësit Nikolovski, i cili e ka ditur për kë bëhet fjalë, meqë ai e ka njoftuar atë personalisht. Pas publikimit të bombave, Milloshoski shkroi.

Të nderuar gazetarë, sonte u publikuan 5 nga 6 incizimet e mia, të bëra në mënyrë të paligjshme nga DSK-ja në vitin 2011, gjatë kohës së Mijalkovit. Më lejoni të ju informoj se e njoh personin që posedon në mënyrë të paligjshme kopjet e të gjitha incizimeve të PSP-së, ai e koordinon personalisht përzgjedhjen dhe e urdhëron publikimin e tyre. Ky është personi Z.Z, ai i cili rrejshëm pohonte se i kishte dorëzuar të gjitha incizimet në PSP, dhe se nuk posedonte asnjë kopje. Do të ju hap si një syth. Dëgjohemi së shpejti. Tik – Tak – shkruan Antonio Miloshoski në Facebook.


Mbështetje për Milloshoskin erdhi nga bashkpartiaku i tij Aleksandwr Nikollovski. Edhe ai paralajmëroi bomba të reja për Zoran Zaevin.

“Si erdhët, ashtu do largoheni! Do të shpalosim si gonxhe….dëgjohemi së shpejti – u shpreh Aleksandar Nikollovski, OBRM-PDUKM.

Tash për tash nuk ka përgjigje nga prokuroria nëse sipas denoncimit do të hetojnë kush i publikon bombat e fundit për Milloshoskin. MPB pret direktiva.

“Ne si MPB deri tani nuk kemi dorëzuar kërkesë për këtë. por nëse marrim urdhra nga Prokuroria publike, do të veprojmë – deklaroi Naqe Çulev, Ministër i brendshëm.

Milloshoski javët e kaluara publikoi bomba për liderin e LSDM-së Zoran Zaev. Të dyja bombat i dorëzoi në Porkurori me dyshimin e ish kryeministri ka porositur aktgjykime në Gjykatën supreme dhe ka qenë i informuar për financimin e paligjshëm të TV 1 të Boki 13.