LAJMI I FUNDIT:

Paratë mund ta përhapin coronavirusin, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetit

Paratë mund ta përhapin coronavirusin, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetit
Foto: Ilustrim

Paratë mund të përhapin coronavirusin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

OBSH i tha Business Insider se njerëzit duhet të lajnë duart pas prekjes së parave të gatshme, veçanërisht para se të hanë ushqim.


Në vend të kësaj, njerëzit duhet të përdorin pagesa pa kontakt, tha OBSH, transmeton Telegrafi.

Në shkurt, Kina tha se do të shkatërronte para nga zona shumë të prekura nga coronavirusi në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen.

OBSH tha për Telegraph.co.uk se coronavirusi mund të qëndrojë në para për ditë të tëra pasi të ekspozohej ndaj tij dhe se njerëzit duhet të shmangnin prekjen e fytyrës pas kontaktit me paratë e gatshme.

“Ne e dimë se paratë ndryshojnë duart shpesh dhe mund të marrin të gjitha llojet e baktereve dhe viruseve dhe gjëra të tilla”, tha një përfaqësues i OBSH-së. “Ne do t’i këshillonim njerëzit të lanin duart pasi të prekin paratë e gatshme dhe të mos prekin fytyrën”.

Në një prononcim për Business Insider, një përfaqësues i OBSH tha se njerëzit “duhet të lajnë duart ose të përdorin një sanitizues duarsh pas kontaktit me paratë, veçanërisht nëse ata janë gati të hanë ushqim”.

Kina tha në shkurt se do të shkatërronte dhe dezinfektojë paratë e gatshme nga spitalet, autobusët dhe tregjet në zonat e prekura rëndë nga coronavirusi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori