Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami me rastin e Ditës së Mësuesit, ka uruar të gjithë mësuesit dhe punonjësit e arsimit në Republikën e Kosovës si dhe në tërë hapësirën shqiptare.
Ajo ka thënë se duhet të reflektojmë, që mësuesit t’i çmojmë, e t’u krijojmë kushte, sepse duhet të përgatisim brezat për kohët e reja dhe sfidat e reja, ku dija, shkathtësitë dhe arsimimi cilësor janë çelësi për prosperitet dhe zhvillim të gjithëmbarshëm.
Bajrami u zotua se për të përmbushur këtë vizion, Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i mbështet mësuesit, nxënësit, shkollën dhe arsimin në përgjithësi.
“Në këtë mes, ne nuk do t’i harrojmë, përkundrazi, do t’i mbështesim njëkohësisht edhe të gjithë mësuesit në diasporë, bashkë me nxënësit e prindërit që mbajnë gjallë me dashuri e pasion mësimin e gjuhës dhe kultivimin e kulturës sonë kombëtare”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Këtë urim, Bajrami e bëri në emër të MASHTI-t dhe të sajin personal, për të gjithë punonjësit e arsimit.
Postimi i plotë:
Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe në emrin tim personal shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë mësuesit dhe punonjësit e arsimit në Republikën e Kosovës si dhe në tërë hapësirën shqiptare.
Kjo ditë e rëndësishme është një momentum për të kujtuar breza të pafund mësuesish të cilët dhanë gjithçka nga vetja e tyre për edukimin e gjeneratave të tëra bashkëkombasish. Mësuesit tanë ndriçuan të ardhmen e qindra mijëra të rinjëve e të rejave. Ata arritën të brumosin thellë idealet liridashëse e atdhetare tek një shoqëri e tërë. Falë tyre, këto virtyte u vunë në shërbim të përpjekjeve për emancipim, për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, për të mirën tanë e të brezave që do të vijnë pas nesh.
Ashtu sikurse mësuesit Rilindas, që nga Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi e shumë e shumë të tjerë, ed he në Kosovën e okupuar, mësuesit tanë ishin misionarë të shpresës e humanizmit duke dhënë më të mirën e tyre për të mbajtur gjallë dëshirën për dije dhe gatishmërinë për sakrificë. Pikërisht për faktin se dija e përçmon robërinë e nuk duron nënshtrimin. Ajo këput prangat e tiranisë ashtu siç bëri në të vërtetë.
Sot duhet të reflektojmë, që mësuesit t’i çmojmë, e t’u krijojmë kushte, sepse duhet të përgatisim brezat për kohët e reja dhe sfidat e reja, ku dija, shkathtësitë dhe arsimimi cilësor janë çelësi për prosperitet dhe zhvillim të gjithëmbarshëm.
Për të përmbushur këtë vizion, ne si Qeveri e Republikës së Kosovës do t’i mbështesim mësuesit, nxënësit, shkollën dhe arsimin në përgjithësi. Në këtë mes, ne nuk do t’i harrojmë, përkundrazi, do t’i mbështesim njëkohësisht edhe të gjithë mësuesit në diasporë, bashkë me nxënësit e prindërit që mbajnë gjallë me dashuri e pasion mësimin e gjuhës dhe kultivimin e kulturës sonë kombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje