Diplomacia parlamentare, njihet si një instrument i rëndësishëm i politikës së jashtme të një vendi dhe formë alternative, plotësuese e diplomacisë.
Me pjesëmarrjen aktive të anëtarëve të Kuvendit në forumet dhe aktivitetet e ndryshme ndërkombëtare, ata mund të kontribuojnë në përfaqësimin e interesave të shtetit në fushën ndërkombëtare.
A flasin me një zë deputetët gjatë vizitave jashtë Kosovës?
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës, Time Kadrijaj, tha se komisioni ende nuk e ka planin e punës, pasi qeveria ende nuk e ka sjell plan-programin në Kuvend. Megjithatë, diplomacia parlamentare, thotë ajo, duhet jetë e koordinuar dhe të ketë fokus njohjet e reja për vendin.
“Ne do të mundohemi t’i harmonizojmë punët dhe nuk do të ndalemi. Qëllimi kryesor është të kërkojmë nga vendet mike që janë në Bashkimin Evropian që të ndikojnë te pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por, edhe lobimi në shtetet e tjera që në rast të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, ta ketë edhe përkrahjen e tyre”, tha Kadrijaj.
Diplomacia parlamentare nuk është dyfishim apo zëvendësim i diplomacisë qeveritare tradicionale, por përmes mjeteve të saj kontribuon në kapacitetet më të mira avokuese të vendit. Deputetja Kadrijaj thotë se në këtë drejtim duhet të punohet bashkërisht për të mirën e vendit.
“Ne si komision krejt çka mund të bëjmë është të mundohemi që përmes diplomacisë parlamentare të shtrijmë ndikimin në sferën ndërkombëtare në mënyre që Kosova të përfaqësohet me dinjitet si dhe të kërkohen njohje, të kërkohet liberalizimi i vizave, të kërkohet anëtarësimin në organizata të ndryshme”, tha ajo.
Shtetësia e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar vazhdon të jetë e kontestuar nga Serbia dhe Rusia, të cilat po zbatojnë një fushatë të koordinuar për pengimin e njohjeve të reja dhe çnjohjen e Kosovës nga disa vende që tashmë e kanë njohur atë. Veprimet e tilla sidomos ato të Serbisë, vlerësohet se kanë ndikuar që disa shtete të vënë në dyshim vendimet e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe kanë dëmtuar përpjekjet e Kosovës për integrim në iniciativa rajonale dhe ndërkombëtare.
Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, thotë se diplomacia parlamentare ka një rol të theksuar në zbatimin e politikes së jashtme.
Sipas tij, puna e Komisionit për punë të jashtme dhe diasporë duhet të jetë më e madhe se që ka qenë deri tani.
Ai thotë se deputetët përmes grupeve të miqësisë dhe grupeve parlamentare mund të depërtojnë edhe në vendet të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Deputetët apo Komisioni në fjalë, kanë mundësi që të qasen në një mënyrë realisht në institucionet e tjera ku disa institucione nuk mund ta bëjnë. Ata duhet të punojnë ngushtë me akademinë diplomatike, por edhe me Ministrinë e Jashtme në mënyrë që t’i kenë realisht kapacitet e duhura për të zbatuar një politikë të jashtme në linjë me prioritet që janë, e që deri tash kanë munguar”, tha Berisha.
Berisha konsideron se momenti në të cilën ndodhet Kosova, edhe politika e jashtme duhet të ketë një diplomaci parlamentare aktive dhe shumë-dimensionale.
“Deputetët e Kuvendi të Kosovës duhet të kenë një intensifikim të rolit të miqësisë dhe një rol të shtuar të tyre në përfaqësimin e politikës së jashtme në përgjithësi”, tha Berisha.
Krahas ndihmës që politika e jashtme e Kosovës, mund të marrë nga diplomacia parlamentare, po në funksion të mbështetjes së Kosovës në planin ndërkombëtar, Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje për zbatimin e përbashkët të politikës së jashtme duke përfshirë edhe themelimin e misioneve të përbashkëta diplomatike. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025