Ndër masat paraprake që këshillohen të merren si themelore për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, larja e duarve në mënyrë korrekte është thelbësore, dhe gjithashtu ka rëndësi të dezinfektoni sipërfaqet dhe të përpiqeni të mos prekni fytyrën tuaj.
Por një nga sipërfaqet që gishtat prekin më shpesh janë fytyra dhe telefoni, për të të cilin shkencëtarët kanë paralajmëruar se mund të përmbajë mikroorganizma dhe bakteret rezistente ndaj MRSA-s dhe madje edhe E.coli, transmeton Telegrafi.
Një studim nga Shkolla në Londër e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale zbuloi në vitin 2011 se një në gjashtë telefona inteligjentë ruante bakteret nga materia e fekaleve njerëzore.
“Telefonat janë pajisje të mikrobeve të lëvizshme”, tha Charles Gerba, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Arizonës. “Ju keni mikrobet në duar dhe përdorni telefonin. Pastaj shkoni, i lani duart. Por mikrobet mbeten në telefonin tuaj. Rezultati: statistikisht një smartphone është shtatë herë më i ndotur se një banjo”, shkruan USA Today.
Samsung rekomandon pastrimin e pajisjeve tuaja çdo ditë me një leckë të butë dhe një herë në javë ta fshini me një leckë të lagur; Apple sugjeron të mos përdorni pastrues që mund të dëmtojnë mbulimin e iPhone tuaj, por thjesht me një leckë.
Kohët e fundit telefonat rezistent ndaj ujit kanë filluar të prodhohen më shumë, pasi prodhuesit shqetësohen për pamundësinë e këtyre pajisjeve për të mbijetuar një zhytje.
Për shembull, Google Pixel 3 XL, iPhone XS dhe Samsung Galaxy S9, ndër modelet e tjera të njohura, janë të papërshkueshëm nga uji. Në to mund të përdorni një solucion pastrimi shtëpiak, të bërë me 70% alkool dhe ujë të distiluar, i cili vendoset në një spërkatës.
Me ato pajisje që nuk janë të papërshkueshëm nga uji, është e përshtatshme të përdoren pëlhurat e pastrimit që tregojnë qartë se janë të sigurta për elektronikë, përfshirë telefonat inteligjentë. Ato mund të përdoren për ekranin dhe pjesën e pasme të pajisjes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit