LAJMI I FUNDIT:

FFK sqaron opinionin se pse ndeshja Kosovë- Rusi zhvillohet në Gjermani, publikon edhe vendimin e UEFA-s

FFK sqaron opinionin se pse ndeshja Kosovë- Rusi zhvillohet në Gjermani, publikon edhe vendimin e UEFA-s

Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin se ndeshja kualifikuese për Euro 2021 në konkurrencën e femrave, Kosovë – Rusi, zhvillohet në Gjermani me vendim të UEFA-s.

Ndeshja mes Kosovës dhe Rusisë është dashur të zhvillohet me 6 tetor të vitit të shkuar në stadiumin “Adem Jashari”.


FFK thotë se UEFA ka marr vendim që kjo ndeshje të zhvillohet në terren neutral, duke ia bashkangjitur edhe vendimin.

“Kjo e fundit për shkaqe të njohura politike ka vendosur që të dyja ndeshjet Kosovë-Rusi të zhvillohen në terren neutral, derisa ka udhëzuar administratën e vet që në çdo short të ardhshëm të garave që i organizon ajo të evitohen përballjet e Kosovës me tri shtete: Serbinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Rusinë, deri në një vendim tjetër”.

“Ndërkohë, të gjitha shtetet e tjera anëtare të UEFA-s janë të obliguara që t’i zhvillojnë ndeshjet me Kosovën dhe t’ia mundësojnë asaj hyrjen në vendin e tyre pa marrë parasysh nëse e kanë njohur apo jo pavarësinë e saj”.

“FFK ka qenë këmbëngulëse që ndeshja të zhvillohej në Kosovë, por autoritetet e UEFA-s kanë vendosur ndryshe. FFK ka propozuar si alternativë stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, por as kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga UEFA dhe përfundimisht është vendosur që ndeshja të zhvillohet në Ëiesbaden”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja mes Kosovës dhe Rusisë zhvillohet në Wiesbaden të Gjermanisë, të premten në orën 18:00.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori