LAJMI I FUNDIT:

BE i IOC i jep përparësi barazisë gjinore, për herë të parë bartës të flamurit do të jenë një femër dhe një mashkull

BE i IOC i jep përparësi barazisë gjinore, për herë të parë bartës të flamurit do të jenë një femër dhe një mashkull

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në ditën e dytë të mbledhjes që u mbajt në Llozanë të Zvicrës ka marrë dy vendime të rëndësishme para Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Vendimet kanë të bëjnë me barazinë gjinore, e cila sipas presidentit të IOC-ut, Thomas Bach, për herë të parë në histori do të jetë e pranishme në 48.8 për qind të pjesëmarrjes së femrës.


Për herë të parë së paku një femër dhe një mashkull do të jenë pjesëmarrës nga secili prej 206 ekipeve të Komiteteve Olimpike Kombëtare, përfshirë edhe Ekipin Olimpik të Refugjatëve.

Po ashtu, është ndryshuar edhe rregulli që i lejonte ekipet Olimpike të kenë vetëm një bartës të flamurit në ceremoninë hapëse. Prej tash, një femër dhe një mashkull së bashku do të bartin flamurin gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike.

“Ne inkurajojmë të gjitha Komitetet Olimpike Kombëtare që ta përdorin këtë mundësi. IOC është duke dërguar një mesazh të fortë në botë, pasi barazia gjinore është realitet në Lojërat Olimpike”, ka thënë presidenti Bach.

Sipas IOC, ata janë duke punuar bashkarisht me Federatat Ndërkombëtare, në mënyrë që barazia e plotë gjinore të ndodh në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori