LAJMI I FUNDIT:

“Miqtë e zgjerimit”: BE-ja e ka borxh nisjen e negociatave

“Miqtë e zgjerimit”: BE-ja e ka borxh nisjen e negociatave

Grupi i vendeve anëtare të BE-së “Miqtë e zgjerimit” e kanë mbështetur hapur Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Ata e kanë mbështetur vendin edhe për durimin dhe reformat, si dhe kanë shprehur bindje se BE-ja e ka borxh pranimin e Maqedonisë së Veriut.

“Atë që e bëtë deri më tani është e shkëlqyeshme, vetëm vazhdoni me tempon e njejtë. Dhe kjo është përgjigja e vetme për të gjithë skeptikët. Mund të mbështeteni tek ne, pa marrë parasysh atë se çka do të ndodhë”, tha Linas Linkeviçius, ministër i Punëve të Jashtme të Lituanisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa sipas minitrit të Jashtëm të Polonisë, Jacek Çaputoviç ka një dimension etik të anëtarësimit të vendeve nga rajoni në BE.


“Konsiderojmë se BE-ja ua ka borxh këtyre vendeve vendimin për t’i pranuar në BE, ai është borxh ndaj shoqërisë, ndaj qytetarëve, por këtu është edhe dimensioni i sigurisë dhe ka aktorë të tjerë jashtë BE-së të cilët janë aktivë në rajon, kështu që vendimi për fillim të negociatave do ta parandalojë ndikimin negativ”, tha Çaputoviç.

Shpresë se vendi do të vazhdojë të arrijë përparim si edhe në të kaluarën, shprehi ministri i Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkeviç.

“Flasim edhe për vazhdimin e reformave, për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe konsideroj se është shumë me rëndësi të arrihet përparim në këto dy sfera”, tha Rinkeviç.

Zëvendësministri i Estonisë për Çështje Evropiane, Mart Volmer potencoi se janë këtu për të na dhënë mbështetje dhe për të shprehur lëvdatë për të gjitha arritjet tona.

“Konstatuam disa sfera ku mund të arrijmë përparim dhe ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, tha Volmern.

Çaputoviç, Rinkeviç, Linkeviçius dhe Volmer qëndruan për vizitë dyditëshe në vend në cilësinë e përfaqësuesve të grupit të vendeve anëtare të BE-së “Miqtë e zgjerimit”.

Ata dje realizuan takime me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe me kryeministrin teknik, Oliver Spasovski, ndërsa pardje u pritën edhe nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori