LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e parë nga coronavirusi, Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Vdekja e parë nga coronavirusi, Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Kalifornia ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme pasi njoftoi vdekjen e parë nga coronavirusi, duke sjellë numrin e vdekjeve në SHBA në 11.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një burrë 71-vjeçar, i cili vdiq në një spital pranë Sacramento, kishte qenë në një anije lundrimi, thanë zyrtarët.


Tani, siç bëhet e ditur, ka të paktën 150 pacientë të raportuar në SHBA me Covid-19 në 16 shtete.

Autoritetet kanë konfirmuar më shumë se 92,000 raste të virusit në të gjithë botën, nga të cilat më shumë se 80,000 janë në Kinë.

Më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur globalisht, shumica dërrmuese në Kinë.

Dhjetë nga 11 vdekjet në SHBA ishin në shtetin e Uashington, por shpërthimi gjithashtu ka provokuar edhe vende si Teksas dhe Nebraska.

Ndërkohë, Uashingtoni dhe Florida, të dyja shpallën gjendje të jashtëzakonshme gjatë fundjavës për të ndihmuar në parandalimin e coronavirusit.

Burri nga Kalifornia që vdiq besohet se ishte ekspozuar ndaj sëmundjes ndërsa udhëtonte muajin e kaluar me një anije që u nis nga San Francisko dhe vizitoi Meksikën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori