Sot pritet të mbahet një dialog publik në lidhje me iniciativën për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë.
Kjo ngjarje do të mbahet në ora 10:00.
Të ftuarit dhe panelistët e kësaj ngjarje do t’u përgjigjen gjetjeve kryesore nga raporti i ri “Matja e perceptimit publik, dhe dialogu publik, për Komisionin e ardhshëm për të Vërtetën dhe Pajtimin (KVP) në Kosovë” që do të lansohet nga Integra në partneritet me Nismën e Re Sociale (NRS), Qendrën Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale (QNDT) dhe PAX, autorizuar nga Ekipi Përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë, dhe mbështetur nga Ambasada e ShBA – së në Kosovë, Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Fondacioni i Vëllezërve Rockefeller.
Në këtë ngjarje të pranishëm do të jenë edhe presidenti Hashim Thaçi, ambasadori i ShBA – së në Kosovë, Philip S. Kosnett, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, Kathelijne Schenkel, bashkëautore e raportit, Natasa Kandiç nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Anna Myriam Roccatello nga Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale dhe Kushtrim Koliqi nga Integra, botues i raportit dhe anëtar i Ekipit Përgatitor.
Folësit dhe panelistët jo vetëm që do t’i përgjigjen raportit, por gjithashtu do të përfshihen në një dialog publik për të informuar rreth qëllimit, legjitimitetit dhe ndikimit të Komisionit të ardhshëm për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë, shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës mbi implikimet e punës së saj për të ardhmen demokratike, multi-etnike dhe evropiane të Kosovës.
Raporti është produkt i një sondazhi mbarëkombëtar dhe fokus grupeve me shqiptarët, serbët dhe pakicat e tjera në Kosovë, për të kuptuar më mirë opinionin publik në lidhje me iniciativën për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë.
Autoret e raportit janë Nora Ahmetaj (Integra) dhe Kathelijne Schenkel (PAX).
Raporti paraqet një pamje aktuale të perceptimit të publikut rreth Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë, analizon rreziqet dhe mundësitë dhe propozon një sërë rekomandimesh të politikave me qëllim për të maksimizuar ndikimin pozitiv shoqëror të këtij mekanizmi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze