Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën ka biseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit në projekte të përbashkëta mes të dyja vendeve.
Ministri Mustafa ka falënderuar Ambasadoren për mbështetjen që Franca i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë dhe për gatishmërinë e saj për mbështetjen e projekteve bujqësore të MBPZhR-së.
Me këtë rast, Ministri e ka njoftuar Ambasadoren për projektet që janë në fokus të Ministrisë, siç është ai për zgjerimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore dhe rritjes së vlerës të produkteve bujqësore kosovare përmes treguesve gjeografik.
Nga ana tjetër, Ambasadorja Marie Christine Butel, ka vlerësuar gatishmërinë e Ministrit Mustafa për të bashkëpunuar edhe më tej, dhe po ashtu ka ritheksuar edhe njëherë mbështetjen pa rezervë të shtetit të saj për të përkrahur zhvillimin bujqësor të Kosovës përmes projekteve konkrete ne fushat e parapara me plan programin qeverisës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe