LAJMI I FUNDIT:

Menaxhmenti i RTK-së reagon për sulmin brutal ndaj kryeredaktorit të ueb-it 

Menaxhmenti i RTK-së reagon për sulmin brutal ndaj kryeredaktorit të ueb-it 

Menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj sulmit brutal që iu bë të dielën mbrëma  ndaj kryeredaktorit të ueb-faqes së RTK-së, Altin Ahmeti.

Ahmeti është rrahur brutalisht nga pesë persona sot në një lokal të Prishtinës.


“Sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj lirisë së Kosovës. Kërkojmë nga organet e rendit që të zbardhin sa më shpejt rrethanat e këtij rasti dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë” thuhet në reagimin e menaxhmentit të RTK-së.