LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet që viti 2021 të shpallet vit i personave me aftësi të kufizuara

Kërkohet që viti 2021 të shpallet vit i personave me aftësi të kufizuara

Me moton “Mos ma kufizo lëvizjen”, shumë përdorues të karrocave e qytetarë, sot kanë marshuar në sheshet e kryeqytetet, duke bërë thirrje për vetëdijesim të shoqërisë për mungesën e infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuara.

Këta të fundit shpesh konsiderohen si grup i margjinalizuar si pasojë e stigmës qytetare, si dhe nga mungesa e përkrahjes institucionale. Përfaqësues të këtyre personave rekomanduan që viti 2021 të shpallet vit i personave me aftësi të kufizuar.


“Ku shkel këmba jote, të shkel rrota jeme”, “Edhe unë mundem nëse kam qasje”, dhe “Na kështu lëvizim”, janë disa nga thirrjet e marshuesve të sotëm të përdoruesve të karrocave.

Drejtori i Handikos-it, Afrim Atashi tha se liria e lëvizjes është fondamentale për secilin. Sipas tij, deri në 15 përqind të popullatës sipas OBSH-së, mund të preken nga kufizimet.

“Karrocat janë një nder pajisjet më të përdorura për personat me vështirësi në lëvizje. Mirëpo mungesa e qasjes në hapësira publike, rrugë ,trotuare, mohon fshehurazi lëvizjen e tyre. Ata i shpie në një lëvizje të kufizuar. Shkaktar për këtë gjendje është mungesë e zbatimit të vargut ligjor për këtë persona… vetëm 30 përqind legjislacioni përmbush nevojat e personave me aftësi të kufizuara. 6,7 përqind ka të përmbushur qasjen për persona me aftësi të kufizuara”, u shpreh ai.

Organizata e Handikos, Maliqi tha se mundohen t’i ndihmojnë këta persona, pasi ata kanë nevojë për një jetë të dinjitetëshme. Ai pati edhe një kërkesë.

“Rekomandojmë që Kuvendi i Kosovës të shpall me rezolutë vitin 2021, për personat me aftësi të kufizuar”, tha ai.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti p remtoi që në Kuvend e Qeveri do ta kenë shtegun “e pjerrtë”, pa pengesa që mundëson vizitën më të lehtë atyre në zyrat e këqyre të fundit, për çka tha se do të jenë të jenë gjithmonë të hapura për këtë shoqëri.

“Është e domosdoshme që ata që kanë nevojat më të mëdha të ndihmohen më së pari edhe më së shumti. Njerëzit me aftësi të pakufizuar nuk ka. Bëhet fjalë për qytetarët tonë me nevoja të veçanta të cilët e kanë jetën më të vështirë, e ne si pjesëtarë të shtetit, duhet që ta dëshmojnë empatinë dhe solidaritetin… me trajtimin solidar që ua bëjmë njerëzve në karrocë, ne të dëshmojmë se çfarë shteti dhe shoqërie jemi. Ne duhet t’i marrim tash rezultatet e këtyre strategjive të bashkëbisedojmë dhe në mënyrë që ta kemi një planifikim i cili merr edhe praktikat e BE-së, edhe mbi të gjitha përvojën e juaj jetë sore këtu që duhet të lehtësohet duke mos e kufizuar lëvizjen”, deklaroi Kurti.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, tha se fakti që të njëjtit nuk mund të ngritën fizikisht, nuk ua pamundëson edhe ngritjen shpirtërore.

Vendimi i parë që e ka nënshkruar ajo, tha se ka qenë që personat me aftësi të kufizuara të kenë qasjen më të lehte në Kuvend të Kosovës, që sipas Osmanit do të implementohet shumë shpejt.

“Do të jemi këtu jo vetëm me rezoluta, sepse për shumë copa letrash që nuk janë zbatuar. Do të jemi pranë jush shpirtërisht e mbi të gjitha do të jemi pranë jush me vendime konkrete për t’iu bërë më të lehtë jetën”, deklaroi ajo.

Ajo ka ndarë edhe një përvojë të saj me djalin e axhës të saj, Valonin, i cili sipas saj, i ka mësuar ata për vështirësitë që kanë këta persona të lëvizin në qytet./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori