LAJMI I FUNDIT:

Bien tregjet e bursave në Evropë dhe SHBA për pesë ditë radhazi si pasojë e Coronavirusit

Bien tregjet e bursave në Evropë dhe SHBA për pesë ditë radhazi si pasojë e Coronavirusit

Prej pesë ditësh, tregjet e aksioneve në të gjithë botën po shënojnë një rënie të ndjeshme dhe të vazhdueshme për shkak të frikës nga përhapja në rritje e Coronavirusit dhe efektit të tij mbi ekonominë botërore.

Sigurisht, tregjet aziatike, me Kinës si origjinën e virusit dhe vatrën me numrin më të lartë të të infektuarve, prej nga fillloi edhe përhapja, janë thuajse në kolaps dhe janë goditur më fuqishëm se të tjerat, përcjell Telegrafi.


Megjithatë edhe në rajonet e tjera të botës, situata është shfaqur po gjithashtu serioze.

Tregjet evropiane kanë rënë me rreth 3 për qins, ndërsa tregjet kryesore në Nju York u ulën me rreth 2 për qind.

Zyrtarët amerikanë të Shëndetit kanë paralajmëruar për përhapje të Coronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa deri tani është raportuar një numër rastesh relativisht i vogël të prekurish.

Rënia në tregjet amerikane u vu re edhe pas komenteve të presidentit Donald Trump të mërkurën në mbrëmje i cili tha se, rreziku për SHBA-në është “shumë i ulët”.

Nga ana e vet, Trump emëroi nënpresidentin Mike Pence si përgjegjësin për të mbikqyrur përpjekjet e qeverisë për të luftuar përhapjen e Coronavirusit në vend. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori