Vetarani i UÇK-së, Qerim Kelmendi, i cili u vra mëngjesin e së enjtes, u varros sot me nderime shtetërore, në Kompleksin e Dëshmorëve të UÇK-së në Gllogjan.
Bashkëpunëtorë të tij, ish-luftëtarë të UÇK-së, familjarë, e qytetarë të shumtë, u mblodhën për t’i japur lamtumirën e fundit Kelmendit, i cili ishte prej pjesëtarëve të parë të UÇK-së. Për të u tha se ishte ideator, e punëkryes i radhëve të para të UÇK-së. Po ashtu, në tubimin mortor në Gllogjan, u tha se Qerim Kelmendi ishte erë për liri, e shpirtmadh.
Në emër të bashkëluftëtarëve, Daut Haradinaj, ish-gjeneral i UÇK-së, e sot deputet në Kuvendin e Kosovës, tha se do të qojnë përpara amanetin e Qerim Kelmendit.
“Ideator, kreator, e besa punëkryes i fillimit të luftës, i krijimit të radhëve të UÇK-së dhe i furnizimit t ë tyre, ishte Qerim Kelmendi. Sot është jo e lehtë me i thënë lamtumirë, por e di që shumë burra më të mirë se ne këtu e presin. Por kanë me mbet burra, që amanetin e tij e qojnë përpara”, tha ai, raporton KP.
Ndërsa Osman Kelmendi, vëllai i Qerim Kelmendit, tha se do familja do të marrë vetëm dhimbjen.
“Faleminderit për dhimbjen që po ndajmë bashkë, faleminderit për rreshtimin që po i bëhet vëllait tonë sot në krah të pushkëve çlirimtare të atdheut! Titulli i vetëm që ai e dëshiroi gjithë jetën e tij, dhe e mëshiroi me gjithë përkushtimin e tij. Era e xhaxhit, nga sot do të dua edhe unë si shokët e babit, edhe pse ata janë shokë dhe vetëm të tillë, dhe dinë të duan me zemrën e atdheut. Ti do të jesh pengu ynë, ylli unë i familjes. Qerim vëlla, rrugën tënde të jetës ta ndërprenë, kjo është humbje që ne nuk e deshëm. Nga kjo, ne familja do të marrim vetëm dhimbjen”, tha ai.
Ibish Neziraj, bashkëpunëtor i Qerim Kelmendit, tha se ai u vra nga ata që e kërkuan ta vrisnin në luftë. Ai shtoi se Qerim Kelmendi ishte dëshmitari më i besuar.
“Ai po largohet prej nesh pas vrasjes makabre dhe të pabesë, për të shkuar te shokët e tij. E vranë në paqe ata që kishin kërkuar për ta vrarë në luftë, e vranë të njëjtit bashkëpunëtorë qe e kërkuan ta vrisnin para fillimit të luftës dhe gjatë saj. Qerim Kelmendi ishte dëshmitari më i besuar, pasi jo vetëm kishte qenë pjesë, por edhe drejtues, e drejtuesit nuk duhet të jetojnë, sidomos kur emri i tyre sjell besim dhe ndershmëri. Do na mungojë Qerim Kelmendi, do i mungoi familjes së tij që e kishin dritë të syrit, do i mungoi vëllezërve dhe motrës që e kishin nderë dhe jetë, do i mungoi shokëve me të cilët ka luf tuar dhe ka qenë pjesë e lirisë së Kosovës, do i mungoi Kosovës dhe Shqipërisë si një burrë atdhetar, që e kishte mbi gjitha Kosovën dhe Shqipërinë”, tha ai.
E bashkëveprimtari i tij Blerim Muriqi, tha se mbi trojet shqiptare do të fryjë era e bashkimit dhe se këta që kanë mbetur, do t’i mposhtin armiqtë.
“Lamtumirë shpirtmadh, ta paçim hua kujtimin. Era e bashkimit do të fryjë mbi këto troje dhe ne do i mposhtim armiqtë e hijenat. E di se do të thuash ‘nuk është betim gjenerate’, por kurrë nuk do të mund te thuash se ‘ky nuk është betim kauze’. Lamtumirë era e mbetur e lirisë”, tha ai.
Gjithashtu sot në qendër të qytetit të Pejës u bënë homazhe për Qerim Kelmendin ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra mëngjesin e së enjtes.
Nën organizimin e OVL-UÇK në Dukagjin, qytetarë e ish-bashkëluftëtarë të Kelmendit, depu tetë e kryetar komunash u përkulën pranë trupit të pajetë të tij.
Qerim Kelmendi i cili ishte prej pjesëtarëve të parë të UÇK-së, u vra në orët e para të së enjtes pranë fshatit të tij Llabjan, ku trupi dhe vetura e tij u gjetën të djegur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AAK mbushi 24 vjet, Haradinaj: Të bëhemi bashkë që ta ndalim degradimin e Kosovës, varfërimin e saj dhe zbrazjen e saj
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Komisioni për siguri të përgjegjësisë automobilistike propozon kthimin e çmimeve të vjetra për polisat
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme
"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit