LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Gjendja e pacientes me coronavirus është stabile dhe pa komplikime

Filipçe: Gjendja e pacientes me coronavirus është stabile dhe pa komplikime

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njoftoi se pacientja e vetme që është infektuar me coronavirus, është në gjendje stabile dhe pa komplikime të rënda.

Filipçe tha se ajo ndodhet në izolim në Klinikën Infektive, ndërsa shtoi se udhëtarët që kanë qenë në të njëjtin furgon janë izoluar në shtëpitë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme janë kontaktuar të gjithë udhëtarët e furgonit, dhe të gjithëve iu është shkruar izolim adekuat në kushte shtëpie. Kemi rënë në kontakt me të gjithë kontaktet që kanë pasur udhëtarët e furgonit. Të gjithë këta persona, nuk kanë pasur kontakte me grupe të mëdha njerëzisht, por vetëm me familjarët e tyre të ngushtë. Vendi i izolimit do të vërtetohet në bashkëpunim me përfaqësuesit e MPB-së . Nëse ata thonë se ndonjë objekt është më rëndë për tu siguruar, jemi të gatshëm t’i transferojmë nëpër repartet Infektive”, tha Filipçe./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori