LAJMI I FUNDIT:

Përfundon projekti i BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese të Kosovës

Përfundon projekti i BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese të Kosovës

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, sot do të marrë pjesë në eventin përmbyllës të projektit të BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese të Kosovës, i cili do të mbahet në Prishtinë.

Projekti i Binjakëzimit, me vlerë prej 2 milionë euro, është financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe është zbatuar nga Agjencia e Sanksioneve Penale të Finlandës, nga shtatori 2017.

Projekti u ka asistuar shërbimeve korrektuese dhe sprovuese në rritjen e përdorimit të sanksioneve dhe masave alternative, zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve të bazave të të dhënave për shërbimet korrektuese dhe sprovuese, hartimin e akteve nënligjore përkatëse, dhe forcimin e parandalimit dhe riintegrimit të shkelësve të rinj në shoqëri.


Me këtë rast, Apostolova, do të mbajë edhe një fjalim në përmbylljen e këtij projekti.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori