LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i PDK-së: Korrespodenca Thaçi-Rasmussen, mbrojti veriun e Kosovës

Zëdhënësi i PDK-së: Korrespodenca Thaçi-Rasmussen, mbrojti veriun e Kosovës
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka folur për letrën që ka publikuar sot Albin Kurti për një korrespodencë mes ish-kryeministrit të asaj kohe Hashim Thaçi dhe Sekretarit të NATO-s, Rasmussen.

Bytyçi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini thotë se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të bëjë konstatime për shkelje të Kushtetutës.

“Nuk besoj se këtë mendim e ka dhënë Zyra Ligjore e Kryeministrit pasi ata nuk mund të bëjnë një gjë të tillë pa presionin e Kurtit”.


Ai thotë se PDK-ja sa ka qenë në qeveri nuk ka bërë asnjë hap pa marrëveshje me SHBA-në dhe NATO-n.

“Ky letërkëmbim ka qenë i njohur për gazetarët, është përfolur për të. Kjo letër është bërë për të garantuar transformimin e FSK-së në Ushtri”.

Bytyçi thotë se Kurti nuk e ka problem këtë letërkëmbim të zotit Thaçi me Rasmusenin por “ka hallin si të arsyetohet para votuesve të vet që u ka bërë premtime”.

“Kurti e di se pa dialog dhe pa mbështetjen e SHBA-së nuk ka anëtarësim në OKB”.

Zëdhënësi i PDK-së thotë se marrëveshja është nënshkruar pasi Kosova nuk ka pasur kapacitete për të mbrojtur atë pjesë të territorit.

”Rreziku ka qenë që NATO të mos i besojë FSK-së. Zoti Thaçi ka marrë zotim që FSK-ja vetëm në koordinim me KFOR-it do të bëj lëvizje në veri”, tha ndwr tw tjera Avni Bytyçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori