LAJMI I FUNDIT:

Angellovska: Pagesa e tatimeve dhe kontributeve është përmirësuar për 10.7 përqind

Angellovska: Pagesa e tatimeve dhe kontributeve është përmirësuar për 10.7 përqind

“Buxheti është likuid, ndërsa në janar pagesa e tatimeve është përmirësuar për 10,7 për qind në raport me muajin e njëjtë të vitit të kaluar apo më e lartë për 23 milionë euro”.

Këtë e deklaroi sot ministrja e Financave, Nina Angellovska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, në lidhje me pagesat e tatimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Buxheti është likuid, është e shkëlqyeshëm realizimi i buxhetit në muajin janar. Kemi rritje të tatimeve dhe kontributeve për 10,7 për qind në janar në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje të kontributeve prej 19 për qind, rritje të pagesës së TVSH-së prej 6,2 për qind, të akcizave, që tregon realizim të shkëlqyeshëm dhe se ekonomia është stabile. Gjithashtu edhe realizimi i anës së shpenzimeve është e mirë, po punohet për fillim solid dhe shpresoj se edhe në periudhën në vijim, edhe krahas asaj që është periudhë parazgjedhore, se efektet pozitive, si anëtarësimi në NATO do të mbisundojnë dhe se ekonomia do të vazhdojë të lëvizë në kahje pozitive edhe në periudhën në vijim”, tha Angellovska.


Ministrja e Financave në kuadër të vizitës së punës në Komunë realizoi takim me komunitetin afarist dhe vizitoi investimin përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale – Tregu i qytetit, së bashku me euroambasadorin, Samuel Zhbogar dhe kryetarin e Komunës Sveti Nikole, Sasho Vasilevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë

"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Lajme
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Drejtësi
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Kalo në kategori