Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti sot ambasadorin e Malit te Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, me të cilën bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.
“Ambasadori Dinosha uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa shprehu gatishmërinë e Malit të Zi që të vazhdojë bashkëpunimi në mes dy vendeve në të gjitha nivelet e arsimit, njëherësh falënderoi MAShTI-n për kujdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme për arsimimin dhe edukimin e të rinjve shqiptarë të Malit të Zi.
Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadorin për vizitën dhe gatishmërinë e shprehur për të vazhduar bashkëpunimin e ndërsjellë në mes dy vendeve, ndërsa theksoi se ky bashkëpunim do të thellohet akoma më shumë në të ardhmen sipas trendëve të zhvillimit të arsimit në të dy vendet dhe mundësive që do të kemi”, thuhet në njoftimin për media.
Ministrja Bajrami, gjithashtu tha se, ashtu si edhe viteve të kaluara, do të kujdesemi që të sigurojmë kuotat për studentët shqiptarë të Malit të Zi, të cilët shprehin dëshirën që të studiojnë në Kosovë, gjë që do të bëhet duke u bazuar edhe në kriteret që do të përcaktohen paraprakisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KFOR: Nuk ishim të përfshirë në aksionin e djeshëm në veri
Musliu: Koncepti se partia që humb zgjedhjet në kampin shqiptarë mund të bëhet pjesë e qeverisë nuk do të jetë në funksionim afatgjatë
Përfundojnë rreth 70 për qind e punimeve për hekurudhën Tiranë-Durrës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251