Dhjetëra qytetarë kanë vazhduar të protestojnë edhe sot para hyrjes së objektit të menaxhmentit të “Trepçës” në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje, edhe pse tashmë është anuluar pjesërisht konkursi.
Protestuesit duke përmendur fakte të reja për parregullsitë gjatë procesit të fundit të pranimit të punëtorëve të rinj, kërkuan anulimin e plotë dhe jo të pjesshëm të këtij konkursi.
Arsim Musa, nga këshilli organizativ protestues, ka bërë të ditur për KosovaPress se konkursi nuk mjafton të korrigjohet vetëm pjesërisht, duke thënë se ai duhet të anulohet krejtësisht, si dhe të shkarkohet bordi i ndërmarrjes si dhe menaxhmenti.
Sipas tij, kandidatët e pranuar në këtë konkurs kanë qenë raste tipike familjare dhe politike. Ai ka përmendur emra të zyrtarëve të lartë, për të cilët tha se kanë punësuar familjarët e tyre.
“Ne kemi kërkuar me ngulm dhe kërkojmë prapë që ky konkurs të anulohet komplet, jo pjesërisht. Ky konkurs duhet të anulohet komplet, ky bord të shkarkohet së bashku me menaxhmentin, e deri tek komisionarët të cilët kanë bërë këtë përzgjedhje tipike familjare dhe politike. Kemi dëshmi që njerëz të afërt me bordin janë punësuar me kontrata nga dy herë. Më 23 shtator i ka dalë kontrata, më 24 u hap konkursi, më 13 nëntor i ka 84 pikë në test dhe është punësuar në drejtorinë e ‘Trepçës’ në Prishtinë. Ka familjarë për shembull të Ferat Shalës, i ka punësuar dy veta, sekretari Afrim Haxhiu e ka punësuar vajzën e axhës, drejtori i bordit Ardian Syla, e ka punësuar vajzën e tezës”, ka thënë Musa.
Ai paralajmëroi se protesta t do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.
Protesta që zgjati një orë u zhvillua e qetë, ndërsa një numër shumë i vogël i pjesëtarëve të policisë në krahasim me protestat e kaluara, kanë vëzhguar situatën nga afër.
Ndryshe, menaxhmenti i “Trepçës” kishte anuluar dy ditë më parë pjesërisht konkursin, përkatësisht 38 pozita nga gjithsej 220 sa kanë qenë në këtë konkurs, pas protestave të vazhdueshme të të pakënaqurve të cilët nuk u pranuan në këtë ndërmarrje për shkak të parregullsive.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit