LAJMI I FUNDIT:

Hiper-makina Puritalia vjen në versionin që mbushet me rrymë, me kapacitet 965 kuaj fuqi

Hiper-makina Puritalia vjen në versionin që mbushet me rrymë, me kapacitet 965 kuaj fuqi

Geneva Motor Show është aktiviteti, ku do ta shohim hiper-makinën Puritalia Berlinetta, në versionin që në tërësi mbushet me rrymë

Vitin e kaluar, në Geneva Motor Show, është prezantuar një Puritalia Berlinetta me 965 kuaj fuqi, por që nuk është lansuar ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtin aktivitet që zhvillohet këtë vit, do të vjen kjo makinë, por në versionin që mbushet me rrymë, ndërsa do të ketë kapacitetin e njëjtë të fuqive.


Me anë të një imazhi, është bërë e ditur, se kjo makinë e quajtur Project SuperVEloce, do të prezantohet në fillim të muajit që vjen, pro nuk janë dhënë detajet. Dizajni i veturës, mbetet po aq elegant dhe klasik, ndërsa pritet të ketë edhe përfundime tjera më moderne.

Sa i përket modelit të vitit të kaluar, thuhej se e kishte një motor me 5.0 litra, si dhe një tjetër elektrik me 600 volt, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 2.7 sekonda, deri mund të arrijë shpejtësi maksimale deri në 334 kilometra në orë.

Dizajni i kësaj Puritalia, duket sikur të ketë bërë bashkë disa nga pjesët më të mira nga Shelby Cobra dhe Mercedes-AMG GT. /Telegrafi/