LAJMI I FUNDIT:

​Sëmundja s’ka librezë partiake, anëtarët e komisionit për shëndetësi zotohen për bashkëpunim

​Sëmundja s’ka librezë partiake, anëtarët e komisionit për shëndetësi zotohen për bashkëpunim

Në Kuvendin e Kosovës sot është konstituuar Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Anëtarët e këtij komisioni u dakorduan që të bashkëpunojnë pa dallime politike për një shëndetësi më efikase në vend.

Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se komisioni për shëndetësi dhe mirëqenie sociale duhet të jetë shembull i bashkëpunimit pa dallime partiake.

Uran Ismaili nga radhët e PDK-së, tha se sëmundja nuk ka librezë partiake, andaj sipas tij, duhet që të gjithë së bashku të japin kontribut dhe të mbajnë qeverinë përgjegjëse sa i përket shëndetësisë.


Ai theksoi se mirëqenia sociale dhe shërbimet shëndetësore duhet të jenë primare.

Mirlinda Sopi-Krasniqi nga AAK, tha se ky komision duhet ta bëj kthimin e besimit të qytetarëve të Kosovës për mantelbardhët.

Komisioni për shëndetësi dhe mirëqe nie sociale përbëhet nga 9 anëtar, Albena Reshitaj AAK, Haxhi Avdyli LDK, Labinotë Demi-Murtezi VV, Fitim Uka VV, Ekrem Hyseni LDK, Uran Ismaili PDK, Bekim Haxhiu PDK, Miloś Perović Lista Serbe, Miranda Sopi-Krasniqi Aleanca Kosova e re. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori