LAJMI I FUNDIT:

Çulev: Strukturat e larta do të hetohen nëse kanë pasur raporte me grupet kriminale

Çulev: Strukturat e larta do të hetohen nëse kanë pasur raporte me grupet kriminale

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, sot tha se do të ketë hetime në MPB, në lidhje me përfshirjen e funksionarve të vepra kriminale.

Në lidhje me atë se ku përfundojnë paratë dhe lëndët narkotike, ai tha se MPB në bashkëpunim me institucionet kompetente në mënyrë aktive po ndërmarrin masa dhe aktivitete me qëllim të konfirmimit të personave dhe kompanive që janë të involvuara në tregtinë ilegale me drogë, larje parash dhe vepra të tjera penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Këto aktivitete duhet t’i japin përgjigje pyetjes suaj, por edhe pyetjeve nëse me këto para janë financuar edhe disa aktivitete të caktuara ilegale, ndërkaq edhe janë larë në biznese legale në shtet. Në këtë kontekst do të theksoj se hetimet që për momentin po zhvillohen në MPB duhet t’u japin përgjigje dyshimeve dhe informatave gjithnjë e më të shpeshta që arrijnë tek unë, ndërkaq të cilat flasin për atë nëse disa nga këto grupe kriminele kanë pasur lidhje të afërta me struktura të larta udhëheqëse në polici”, sqaroi Çulev.

Ai shtoi se nuk mund të jep më shumë informata, për shkak të hetimeve që zbatohen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori