LAJMI I FUNDIT:

Shoqja e ngushtë e Meghan Markle mund të ketë zbuluar emrin e ri të markës së saj

Shoqja e ngushtë e Meghan Markle mund të ketë zbuluar emrin e ri të markës së saj
Meghan Markle. Prince Harry (Foto: Jeremy Selwyn - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Që nga koha kur Princi Harry dhe Meghan Markle ndanë njoftimin se ata po largohen nga familja mbretërore, ka pasur shumë fjalë për përdorimin e fjalës “mbretërore”.

Pas martesës së tyre, dyshja regjistruan zyrtarisht faqen e tyre të internetit, mediat sociale dhe bamirësinë si “Sussex Royal”. Sidoqoftë, si pjesë e marrëveshjes për të prishur lidhjet mbretërore me familjen, Mbretëresha Elizabeth e ndaloi çiftin të përdorte fjalën mbretërore në cilëndo prej punës së tyre.

Por, sipas The Daily Mail, stilistja Jessica Mulroney, shoqja më e ngushtë e Meghan, regjistroi një domen të ri në emrin Harry dhe Meghan diku javën e kaluar. Siç shkruante Daily Mail, ajo regjistroi të mërkurën e kaluar faqen e internetit sussexglobalcharities.com përmes fondacionin të bamirësisë së saj, projektit Shoebox, i cili mbështet gratë e cenueshme.”


Shikoni përsëri emrin: “Bamirësia Globale Sussex”. Asnjë pjesë me fjalën “mbretëror” në të. /Telegrafi/