LAJMI I FUNDIT:

LAMM: Komunikacioni po zhvillohet në rrugë të thata

LAMM: Komunikacioni po zhvillohet në rrugë të thata
Foto: Ilustrim

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.


LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.