LAJMI I FUNDIT:

Ish-komandanti i UÇK-së Selim Krasniqi, intervistohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit

Ish-komandanti i UÇK-së Selim Krasniqi, intervistohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit

 Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren, Selim Krasniqi, është intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se nga gjykata është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime të luftës.

“Në vendin tim dhe të shumë luftëtarëve të UÇK- së, do të duhej të ishin kriminelët, paramilitarët e fashistët serbë, e jo çlirimtarët. Këtë e thashë edhe para prokurorëve të Gjykatës Speciale”, ka thënë Krasniqi.


Selim Krasniqi, gjatë luftës, ka qenë komandat i UÇK -së, ndërsa pas luftës i Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren. Ai, bashkë me “Grupin e Prizrenit” është dyshuar për krime të luftës nga UNMIK.

Pesë vjet pas mbajtjes së paraburgimit, Krasniqi, bashkë me Bedri Zyberajn dhe Agron Krasniqin, janë shpallur të pafajshëm.

Krasniqi thotë se pavarësisht arrestimeve e burgosjeve, pjesëtarët e UÇK-së, vazhdojnë të ndiqen me kërkesë të Serbisë.

“Para prokurorëve do të duhej të ishin kriminelët serbë që vranë, masakruan, dogjën e shkrumbuan të rinj e të reja, pleq e plaka dhe vranë në mënyrat më mizore edhe fëmijët e vegjël, madje akoma pa lindur i nxorën nga barku i nënave”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai thotë se Gjykata Speciale po tenton të akuzojë viktimën e kriminelin.

“Nuk mund të flasim për drejtësi, por për një padrejtësi ndaj luftës së drejtë çlirimtare. Prokurorët patën sjellje korrekte e profesionale. Unë isha i dyshuar në bazë të thashethemeve. Uroj që e drejta të triumfojë”, shprehet Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Lajme
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi

"Për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë" - Ramush Haradinaj kujton vëllain e tij Luanin

Lajme
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Kronika e Zezë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Kalo në kategori