Zënkat mes partive hapin debatin për (mos)funksionimin e qeverisë teknike në Maqedoni
Përplasjet mes anëtarëve të qeverisë teknike nga radhët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, kanë ngritur debatet mbi efikasitetin e qeverisë teknike apo nevojën për ndryshime në Ligjin për qeverinë.
Për shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes për emrin me Greqinë, me kërkesë të kryeministrit teknik Oliver Spasovski, që është nga Lidhja Social Demokrate, Kuvendi para shpërndarjes shkarkoi Ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi, që është nga OBRM-PDUKM-ja.
Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev që është nga OBRM-PDUKM-ja ka bërë dhjetëra shkarkime nga detyra të zyrtarëve të afërt me LSDM-në, por vendimet e tij janë anuluar me shumicë votash nga qeveria ku dominon LSDM-ja.
Zënka të përcjella me tensione ka pasur edhe në ministritë tjera, ku zëvendësit janë nga radhët e opozitës.
Kjo mënyrë e funksionimit të këtij modeli të qeverisë, e paraparë me Marrëveshjen e Përzhinës e që formohet 100 ditë para zgjedhjeve me qëllimin organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre, jo vetëm që po tregohet joefikase, por edhe po shihet si nxitëse e tensioneve e krizave politike.
OBRM-PDUKM-ja paralajmëron se pas zgjedhjeve do të iniciojë shqyrtimin e rolit të qeverisë në ciklet e ardhshme zgjedhore.
“Qëllimi i tyre është që të prishin qeverinë teknike, ndërsa qëllimi jonë është që atë ta forcojmë. Pas zgjedhjeve, dëshirojmë që të forcojmë mekanizmat për të garantuar efikasitet më të lartë të këtij modeli të qeverisjes”, ka deklaruar nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski.
Por, nga LSDM-ja thotë se gjithçka po funksionon sipas ligjit dhe se nuk bëhet fjalë për presione, apo shkarkim të paligjshëm të ministres nga radhët e opozitës.
“Qeveria teknike ka mandat që të sigurojë zgjedhje fer dhe demokratike dhe të gjithë duhet të fokusohen në këtë prioritet kryesor të kësaj qeverie. Kthim pas nuk do të ketë. Ministrja Rashella Mizrahi shkeli Kushtetutën, nuk respektoi emrin e ri të shtetit të vendosur në bazë të një marrëveshjeje që garanton të ardhme për vendin”, ka deklaruar deputetja e LSDM-së, Jagoda Shhpanska.
Megjithatë, edhe njohësit e çështjeve politike kanë vërejtje mbi funksionimin e qeverisë. Madje, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup, Mirjana Najcevska, thotë se modeli i këtillë i qeverisë duhej të ishte i vlefshëm vetëm për zgjedhjet e vitit 2016, dhe jo të imponohej si një zgjidhje e përhershme.
“Për momentin, me këtë lloj të formimit të qeverisë para zgjedhjeve, ne pranojmë ose supozojmë se institucionet nuk po e kryejnë punën e tyre si duhet, apo se ne nuk kemi masa mbrojtëse adekuate që mund të sigurojnë zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Me një qeveri të këtillë ne thjesht po themi se nuk jemi të pjekur për zgjedhje normale, prandaj edhe e kemi formuar një qeveri të këtillë. Ajo vlerësoj se duhet të funksiononte vetëm se në zgjedhjet e vitit 2016 kur vendi ishte në krizë të thellë politike”, thotë Najçevska.
Edhe ish-deputeti Naser Ziberi, njohës i çështjeve juridike, thotë se modeli i tanishëm u imponua nga rrethanat e kohës, por ai nuk mund të qëndrojë si një zgjidhje e përhershme.
“Shkarkimi i Mizrahit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vetëm se i jep mundësinë çdo shumicë në të ardhmen të përsëris të njëjtën gjë. Kjo do të dëshmojë se një qeveri e tillë është jofunksionale. Në fund të fundit, ajo dispozitë ishte bërë për atë periudhë, por shumica e tanishme parlamentare, nuk e di për çfarë arsye, e shndërroi atë në një zgjidhje të përhershme në Ligjin për Qeverinë dhe Kodin Zgjedhor “, thotë Ziberi.
Marrëveshja e Përzhinës e cila ka paraparë formimin e qeverisë teknike ishte arritur me ndihmën e përfaqësuesve ndërkombëtar, të cilët një model të këtillë qeverisës e kanë paraparë edhe në ciklet e ardhshme zgjedhore, që të garantojë zgjedhje të lira, të pranueshme nga të gjitha partitë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Palevski kërkoi përjashtimin e prokurores Kërstevska dhe gjithë PTHP-së, gjykimi do të vazhdojë më 3 shkurt
Stigma, armiku i fshehur i të mbijetuarve të dhunës seksuale
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës